Librat e seksit, më të preferuarit në libraritë e Tiranës
Autori i Lajmit: Fatiola Kurteshi
Librin, dikur e vetmja dritare për t u informuar, sot e shikon të reklamuar kudo, në kioska të rëndomta apo edhe të shtrirë në ndonjë nga trotuaret e kryeqytetit. Lexuesit, të varfër për të parballuar çmimet e kripura të tyre, mjaftohen me një shikim të tërthortë të botimeve të fundit. Edhe pse ka shumë shtëpi botuese, të cilat konkurrojnë njëra-tjetrën, libri ende vazhdon të ketë një çmim të lartë. Libri në Shqipëri është bërë një biznes fitimprurës që lidhet shumë dhe me kushtet e tregut shqiptar. Nga një vëzhgim i bërë në librari të ndryshme të kryeqytetit, të bie në sy se autorët e huaj janë më të preferuar se ata shqiptarë. Edhe pse pothuajse çdo ditë shtëpitë botuese promovojnë libra të autorëve shqiptarë, librashitësit pohojnë se ata nuk tërhiqen nga lexuesit, pasi këta të fundit i konsiderojnë nën nivelin mesatar.
Sipas disa lexuesve, temat që trajtojnë autorët shqiptarë kanë të bëjnë me aktualitetin, reflektim të ngjarjeve të së kaluarës ose të një historie. “Mund të them që lexuesi shqiptar parapëlqen një autor të huaj sesa një autor shqiptar kjo dhe për faktin se autorët shqiptarë në librat e tyre, në më të shumtën e rasteve lënë për të dëshiruar dhe lexuesi nuk e gjen veten mirë në këto libra”, - pohon një shitëse në librarinë “Adrion”. Shitësit e librave fajin kryesor të rënies së shitjeve të librave ua hedhin çmimit të lartë të tyre si dhe internetit. “Brezi i ri pothuajse nuk lexon fare, pasi çdo gjë që i duhet e gjen për një kohë shumë të shkurtër në internet”, - pohon një tjetër shitës librash.
Mungesa e kritikës
Problematikë tjetër në tregun e librit është se shtëpitë botuese kanë një redaktim dhe përkthim të dobët. Është masive dhe sa po vete dhe po rëndohet kjo punë, dhe mendoj se këtu duhet që të ndërhyjnë organet kompetente ose të krijohet një masë kritike për librat që përkthehen në gjuhën shqipe. Mungesa e kritikës sjell edhe një cilësi të dobët përkthimi dhe mungesë kuptimi nga ana e lexuesit. Në këtë aspekt, kanë të bëjnë shumë përkthimet dhe përzgjedhja e titujve të librave. Ndërkohë që një pjesë e mirë e autorëve shqiptarë, përveç marrëdhënieve jo të mira me shtëpitë botuese, shpesh herë kanë edhe probleme me tirazhin, për të mos folur edhe për koston që ka një libër sot në Shqipëri.
Autorët shqiptarë
Duke qenë se kudo në botë autoret femra po vlerësohen me çmime ndërkombëtare, edhe librat e tyre kanë filluar të shihen me një tjetër sy nga lexuesi. Duke iu referuar autoreve shqiptare shitëset e librarive na konfirmojë që librat më të shitura janë ato të Brunilda Zllamit apo Diana Çulit, të cilat preferohen më shumë nga vajzat. Por nuk mund të lëmë pas dore edhe librin e parë të politikanit Ben Blushi, i cili ka vetëm disa javë që ka dalë në treg dhe sipas librashitësve është libri më i shitur i një autori shqiptar. Veç tij, një tjetër autor shqiptar, që ka pasur sukses në tregun e librit, është edhe Artan Fuga me librin “Rrota e mundimit”. Për sa u përket autorëve shqiptarë ata që shiten më shumë janë librat historikë.
Autorët e huaj
Autorët e huaj mbeten më të dëshiruarit nga lexuesi shqiptar, kjo për vetë faktin se shtëpitë botuese janë treguar mjaft të kujdesshme për të sjellë sa më shpejt librat e çmimeve ndërkombëtare te lexuesi shqiptar. Mund të themi që pothuajse të gjitha botimet e fundit janë futur në tregun shqiptar të librit në një kohë rekord. Ndër librat më të shitur, kohët e fundit, nëpër libraritë e kryeqytetit janë: “Një mijë diej vezullues” e autorit Khaled Hossiem, i cili së fundmi ka ka kapur majat e shitjeve me botimin e ri “Gjuetari i balonave”. Një tjetër botim mjaft i shitur është edhe ai i Vladimir Fererovskit “Careshat, gratë që bëjnë Rusinë”.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008