Ekspozita e Naxhi Bakallit, e hapur prej disa ditësh në GKA, ka tërhequr edhe vëmendjen e politikanëve
Autori i Lajmit: Fatiola Kurteshi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vizitoi të martën ekspozitën e një prej piktorëve më të njohur shqiptarë, Naxhi Bakalli, në Galerinë Kombëtare të Arteve. Sipas një njoftimi për shtyp, presidenti Topi, pasi u njoh nga afër me punimet origjinale të piktorit Bakalli, i shprehu atij konsideratat më të larta për kontributin e madh që mjeshtri i shquar i penelit ka dhënë në pasqyrimin e jetës dhe natyrës shqiptare dhe vlerësoi lart talentin e tij, që nuk është shuar në vitet e tranzicionit të Shqipërisë, por përkundrazi, vazhdon të vijë gjithnjë e më i gjallë mes shqiptarëve. “Më vjen shumë mirë që ka më shumë kamera se sa në një eveniment politik. Kjo tregon që bota e medias po u kushton rëndësi të veçantë edhe këtyre evenimenteve të ekspresionit të artit, të pikturës dhe kjo ndodh për një piktor të madh, sikurse është z. Bakalli. Kemi pasur rastin të shohim një dimension të jashtëzakonshëm të veprës së tij në Muzeun e Krujës, me pikturën murale, një vepër e papërsëritshme e karakterit estetiko-historik, ndërsa sot shohim një dimension të ri, ku ai shfaqet si artist, si filozof e si piktor", - tha Presidenti duke shprehur vlerësimet e tij për veprën e z. Bakalli. Ekspozita “Enigmë e pezullt”, përmban 92 punime të piktorit Bakalli, i cili ka vendosur kështu të kthehet pas një kohe të gjatë në vendlindje, duke bërë të mundur hapjen e një ekspozite me disa nga punimet e tij më të mira ndër vite, që i përkasin periudhës 1993-2001. Nga ana e tij, piktori Naxhi Bakalli theksoi se "qëllimi i hapjes së kësaj ekspozite me punime ndër vite, synon të risjellë në vëmendjen e artdashësve shqiptarë bukurinë natyrore e fizike të shqiptarëve, karakterin dhe dëshirën për lirinë, të bukurën.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008