E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon formula e investimeve

Shpërndarja e investimeve do të bëhet jo
sipas dikastereve, por sipas projekteve.
Përmirësimet në ligjin organik të buxhetit
të shtetit synojnë më tepër transparencë
në shpenzimet me fondet publike për të
luftuar korrupsionin dhe rritjen e eficencës
së përdorimit të këtyre fondeve. Komisioni
parlamentar i Ekonomisë dhe Financave
miratoi të martën nen për nen projektligjin
"Për menaxhimin e sistemit buxhetor në
Republikën e Shqipërisë". Sipas specialistëve
në Ministrinë e Financave, hartimi i një ligji
të ri organik të buxhetit lindi nga nevoja për
përmirësimin e procesit të menaxhimit të
shpenzimeve publike, përmes mbështetjes
buxhetore, në bazë të programeve e performancës
dhe për përafrimin e legjislacionit
me "acquis comunautaire" e me kodin për
transparencën fiskale të Fondit Monetar
Ndërkombëtar. Specialistët shpjeguan se
hartimi i këtij projektligji synon ngritjen e
një themeli procedural për një lidhje më
të mirë të buxhetit me politikat, përmes
institucionalizimit të programit buxhetor
afatmesëm, si dhe ndarjen e qartë të përgjegjësive
dhe llogaridhënies së aktorëve
pjesëmarrës në procesin e menaxhimit të
shpenzimeve publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›