Gjashtë mina, simotra me atë që vranë Vajdin Lamajn, bllokohen në Shkodër

03/04/2005 Prangosen të paktën tetë persona, midis të cilëve policë e biznesmenë
SHKODËR – Janë lëndë eksplozive shumë të fuqishme, janë prodhime serbo-malazeze, mjafton një telefonate dhe instalimi i celularit hedh në erë shenjestrën e atentatorëve porositës. Janë sekuestruar dje nga Policia e Shkodrës, të paktën gjashtë mina me telekomandë, me origjinë serbo-malazeze, të njëjta me ato të përdorura në atentatin ndaj Vajdin Lamajt. Pas bllokimit të gjashtë minave, mësohet se janë prangosur nga policia, të paktën tetë persona, midis të cilëve policë e ish-policë, si edhe shtetas të huaj, nga Mali i Zi.
Operacioni
Në orët e vona të mbrëmjes së premte, pas një informacioni, uniformat blu të policisë së Shkodrës, kanë ushtruar kontroll, në një banesë të qytetit. Pas shembjes së një pjese të murit, në një vend të posaçëm, policia dalloi gjashtë minat. Menjëherë, u bë sekuestrimi i tyre dhe dërgimi në ambientet e policisë lokale.
Deri në orët e vona të kësaj mbrëmje, mësohet se u ndaluan në falgarancë katër persona. Në orët e para të ditës së shtunë, operacioni kishte mbaruar. Ishin arrestuar pronarët e eksplozivit, sekuestruar minat. Dje burimet të policisë lokale konfirmonin operacinin, ndërsa zyrtarisht drejtues të policisë e prokurorsë, njoftuan se hollësitë do të bëhen të ditura sot. Burime të policisë lokale, bënë të ditur se në orët e para të ditës së djeshme, kur vazhdoi operacioni i një nate më parë, u arrestuan edhe katër persona të tjerë.
Arrestimet
Zbulimi i këtyre minave, u pasua me njoftimet e ekzistencës së një rrjeti të zgjeruar të implikuarish, ndërsa nga ana e policisë, u identifkuan të paktën tetë persona, të cilët u prangosën menjëherë. Burme të policisë lokale, por edhe të Ministrisë së Rendit Publik, bëjnë të ditur se midis të ndaluarve është të paktën një polic, dy ish-policë, si dhe shtetas nga Shkodra e Malësia e Madhe. Midis të arrestuarve është identifikuar Rrok Pepaj, një ish-polic, Rezart Kastrati, biznesmen, si dhe Mirush Dushku dhe Sandër Gjini.
Të njëjtat burime saktësojnë se të implikuar, tashmë të arrestuar në bashkëpunim me policitë e dy vendeve, ka edhe shtetas nga Mali i Zi.
Në orët në vazhdim, pritet që numri i të arrestuarve të rritet, bënë të ditur burimet.
Hetimet
Pas zbulimit të minave dhe arrestimeve të para, mësohet se një grup i gjerë specialistësh është duke u marrë me hetimin e kësaj çështjeje. Grupi i punës përfshin një numër të kufizuar nga policia e prokuroria e Shkodrës, si dhe nga Ministria e Rendit dhe Prokuroria e Përgjthshme.
Burime të Ministrisë së Rendit Publik, bëjnë të ditur, se pjesë e hetimeve kanë qenë dhe janë edhe eskpertë e specialistë të Malit të Zi. Jo vetëm kaq, por mësohet se edhe dje, një takim i shpejtë është bërë mes drejutesve të Policisë së Shkodrës dhe atyre të Malit të Zi, sepse dyshimet dhe hetimet e deritanishme, tregojnë se rrjeti i të implikuarve shtrihet edhe matanë kufirit, madje edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Hetimet në lidhje me këtë rrjet kishin nisur prej kohësh, së paku që para 10 ditësh, saktësuan të njëjtat burime.
Sakaq oficerët e policisë gjyqësore të krimeve të rënda të drejtorisë vazhduan gjatë ditës punën për dokumentimin dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.
Minat
Ajo që ka ngjallur jo pak interes për grupin e hetimit, ka qenë edhe “cilësia” e minave të sekuestruara. Burime të rezervuara brenda grupit hetimor, saktësojnë se për nga përbërja dhe cilësia, minat e bllokuara në Shkodër, ishin të njëjta me atë të përdorur në atentatin e 28 shkurtit të këtij viti, në Tiranë, ndaj Vajdin Lamajt.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se minat ishin me lëndë plasëse të fuqisë së lartë C 4 dhe se ato aktivizoheshin në distancë nëpërmjet celularit të montuar si ndezës për në distancë.
Për sa i përket “origjinës” së tyre, burimet shtojnë se ato ishin prodhim serbo-malazez dhe se ishin pjesë e trafikimit të lëndëve luftarake e shpërthyese që kryhet nga kufiri veri-perëndimor i vendit.
Të arrestuar
Rrok Pepaj, ish-polic
Rezart Kastrati, biznesmen
Mirush Dushku
Sandër Gjini
Vrasja e 28 shkurtit në ashensor
Mina e aktivizuar me celular,vrau presidnetin e Boksit
Më 28 shkurt 2005 një sasi eksplozivi e montuar në ashensorin e një pallati ka vrarë biznesmenin Vajdin Lamaj. Lënda shpërthyese e aktivizuar nëprmjet telefonit ka vrarë në sekonda shenjestrën Lamaj. Bashkë me të ka humbur jetën dhe miku i tij bznesmeni Artan Arsi.
Atentatorët kishin ndjekur dhe vëzhguar prej javësh lëvizjet e Vajdin Lamajt dhe me 28 shkurt kanë vendosur të bëjnë ekzekutimin.
Shpërthimi ka asgjësuar Lamajn dhe Arsin ka ndodhur në katin e pestë të ndërtesës, kur ish-presidenti i federatës së boksit po ngjitj për në banesë.
Hetimet amerikane për trafikun e lëndëve plasëse
Serbo-malzezi, tregtari i bombës që vrau Lamajn
Zbulohet adresa ku është blerë eksplozivi që u përdor për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj. Burime nga policia dhe prokuroria pohojnë se minat me telekomandë të sekuestruara dje në Shkodër, janë të njëta me atë që është përdorur mesnatën midis 27 e 28 shkurtit. Bomba e kurdisur me telefon vinte e gatshme nga dyqani i prodhimit serbo-malazes dhe përdorej nga vrasësit.
Krimet e rënda janë marrë gjatë me hetimin e atentatit ndaj Lamajt.
Ekspertë amerikanë të PAMECA kanë dhënë ndihmesën e tyre në këtë çështje. Interesi amerikan kishte të bënte me trafikun e lëndëve plasëse në Ballkan që në këtë episod e lidhte me atentatin në Tiranë.
Atentatet ndaj Vajdin Lamajt
16 tetor 2004
Persona ende të paidentifikuar, qëllojnë te TVA mbi Vajdin Lamajn dhe inxhinier Xhevahir Ngjeçarin, ku biznesmeni u plagos lehtë.
28 shkurt 2005
Ish-presidenti i federatës së boksit, teksa ngjitej për në banesë, në ashensor shpërthen tritoli dhe Lamaj humbet jetën. Vdes dhe miku i tij, Artan Arsi që ishte me të.