NDI përshëndet zgjedhjet me "një anëtar, një votë"
03/04/2005 Drejtori Politik i NDI, Dan Redford, ka përshëndetur dje zhvillimin e zgjedhjeve në partitë politike në Shqipëri me parimin "një anëtar, një votë". Sipas tij, pas monitorimit të zgjedhjeve në disa zona elektorale gjatë javës së kaluar në Tiranë, jemi të kënaqur se, deri tani me çfarë kemi parë, procesi i votimit dhe numërimit të votave është zhvilluar në mënyrë të lirë dhe ndershme. "Komisionerët kanë qenë të aftë të kryejnë detyrën e tyre më së miri. Në ato zona që kemi vizituar, qendrat e votimit mund të dalloheshin lehtë nga anëtarët e partisë, fletët e votimit ishin të lehta për t'u kuptuar dhe përdorur dhe kishte sqarime të sakta për mënyrën se duhet të identifikoheshin dhe të votonin anëtarët e partisë", tha ai. Në lidhje me zhvillimin në partitë e majta, ai tha se NDI është optimist, "pasi besojmë se Partia Socialiste do të vazhdojë me zhvillimin e mëtejshëm të procesit të bazuar mbi parimin 'një anëtar, një votë'. Ashtu siç edhe vume re entuziazëm gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve brenda partisë së LSI, po këtë entuziazëm vumë re edhe tek
anëtarët e PS-së për përfshirje të drejtpërdrejtë në zgjedhjen e zyrtarëve të tyre brenda partisë. Vëmë në dukje interesin e shprehur kohët e fundit nga Partia Socialiste, lidhur me mundësinë e aplikimit të këtij procesi për zgjedhjen e kryetarit kombëtar në kongresin e radhës së partisë". Ndërsa në lidhje me zhvillimet në PD, ai vlerësoi deklaratat e fundit publike të Partisë Demokratike për diskutimin dhe analizimin e parimit 'një anëtar, një votë' në kongresin e partisë që do të mbahet në prill. "Jemi në dijeni nga diskutimet pozitive më zyrtarë të lartë të kësaj partie se ka një dëshirë për të ecur më tej në hedhjen e këtij hapi të rëndësishëm. Ndonëse në asnjë mënyrë nuk duam të ndërhyjmë në procesin e
brendshëm të vendimmarrjes së Partisë Demokratike, mund të themi se jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë teknike, për të mbështetur në realizimin e këtij qëllimi", tha Redford. NDI është një organizatë jofitimprurëse, jopartiake që punon për forcimin dhe
zgjerimin e demokracisë në botë. Programi i NDI në Shqipëri mbështetet financiarisht nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.