Dy kapjet fatale të PS
• Martin Leka
Në fillim u duk si “risi”. Disa thanë se ky është një “ekzibicion” i kryetarit të ri të socialistëve, të mësuar me veshjet publike “alla frënga” gjatë fushatës së tij për kandidimin në krye të PS-së. Por “produkti” që sollën mbledhjet e forumeve të PS-së sa në Laç, sa në Shkodër apo Vlorë, apo së fundmi në kufi me Gërdecin, rezultoi të ishte si një lëvizje boshe në planin politik. Si puna e lëvizjes së një autobusi urban, i cili ndalon në disa stacione të caktuara paraprakisht nga “shoferi”. Kjo është pamja formale, të cilën nuk kishte pse ta anatemonte kush, nëse produktiviteti i këtyre udhëtimeve të forumeve të PS-së do të kishte qenë i prekshëm, të paktën për socialistët. Por gjithçka që po ndodh sot në PS e në të majtën shqiptare, tregon se kjo parti gjithnjë e më shumë po e humb identitetin e një partie të majtë, madje më shumë se kaq, po shndërrohet në një masë amorfe taktikash, politikash, programesh e fjalimesh, duke vënë pikëpyetje të mëdha mbi të majtën e vërtetë shqiptare. Kësisoj, socialistët e thjeshtë kanë gjithë të drejtën të ndjehen të hutuar dhe të zgjedhin partitë dhe liderët që u përkasin interesave të vërteta të tyre, larg llafologjisë “interesante” në emër të erudicionit apo mbledhjeve populiste në emër të “shkrirjes” me bazën, siç bën sot lidershipi aktual i PS-së.
Mbledhja e fundit e forumit më të lartë socialist, Asamblesë së PS-së në Vorë, tregoi më shumë se kurrë, -provoi më saktë- atë që po thuhet gjithnjë e më shumë së fundmi, kapjen nga kryetari i Bashkisë dhe i PS-së të strukturave të PS-së. U tha që në mbledhjen e Asamblesë, vetëm një anëtar i kësaj strukture kishte votuar kundër platformës së paraqitur dhe një anëtar po i këtij forumi, madje i njohur për mbështetjen e Ramës së fundmi, -ndoshta për kundërpeshë - kishte kritikuar qëndrimin e kryetarit të partisë për konceptin e identitetit të PS-së. Nuk dihet se si, qysh, kur, ku ka mundur kryetari i Bashkisë e Partisë (Socialiste) të bëjë “zap” e të “blejë” heshtjen e të gjithë këtyre anëtarëve të udhëheqjes së lartë, këtyre që deri dje, socialistët i dinin për “goxha burra e gra”?!... Tashmë forumet e PS-së nuk bëzajnë, si dikur. Të paktën, dikur, këto forume u bënë tema të një debati të lirë, shpesh edhe të ashpër, por që në politikën e re sollën pikërisht një tjetër frymë, frymën e lirisë së forumeve partiake, frymën e një debati dhe transparence që kurrë më parë nuk kishte ndodhur në partitë shqiptare, të njohura për hermetizmin dhe diktatin. PS-ja e ka humbur edhe këtë novacion që solli në politikë, që me ardhjen e Ramës në krye të saj.
E dyta dhe që nuk është e ndarë nga e gjithë analiza që i bëhet PS-së, është ajo që po quhet së fundmi, qartësisht e artikuluar si kapja e kryetarit të Bashkisë nga Kryeministri Berisha. Qëndrimet e fundit në marrëdhëniet dhe frymën e “bashkëpunimit konstruktiv”, sidomos për ligjin për reformën zgjedhore, ligj i cili duket se do të jetë një boomerang për vetë PS-në (por jo për pushtetin e kryetarit të Bashkisë e Partisë (Socialiste) nuk mund të të japin qasje tjetër veç kësaj.
Ndoshta pikërisht për shkak të një situate të tillë në PS, Rama jo rastësisht në turin e tij të dialogut, ka gjetur një “zgjidhje” sa populiste dhe të kamufluar, duke folur për zhdukjen e dallimeve mes të majtëve dhe të djathtëve, në emër të politikës së re. Një performancë e tillë do t’i shkonte shumë një fushate presidenciale, por ndoshta kurrë një kryetari partie. Por, edhe pse me metoda sa të reja në dukje, aq populiste në përmbajtje, duket se socialistët janë përballë dy alternativave: ose të zgjohen e të largojnë nga drejtimi “uzurpatorët”, njerëzit që u lidhën me PS-në pa kurrfarë kontributi e vetëm për qëllime karrieriste e përfitimi (pranë Gërdecit mund të fillonte demontimi i “gëzhojave” të socialistëve), ose ta braktisin këtë lidership për të gjetur të majtën përfaqësuese, të majtën për integrim, për shembull, pse jo?!