Pronat, ndryshojnë vetëm afatet
• Partia Demokratike ka miratuar vetëm afatet për ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave.
BLEDAR HOTI
Nisma e paraqitur nga ana e republikanit Arian Madhi, ka sjellë vetëm ndryshime në rishtypjen e afateve, ku më i rëndësishmi është deri më 31 dhjetor 2008, ish-pronarët mund të kenë mundësi që të realizojnë nismën e miratuar, të depozitojnë kërkesat për njohjen e pronësisë. Gjithashtu është vendosur dhe një afat që i kërkon qeverisë që të realizohet krijimi i fondeve të tokave të lira, që realizohet brenda një afati kohor prej 60 ditësh. Ndërsa është miratuar dhe heqja e shtojcës së nenit 9, e cila ka të parashikuar mënyrën e zbatimit të tokave bujqësore, që janë në administrimin e bashkive dhe komunave, duke realizuar ndarjen e tyre mbi bazën e këtij ligji. Këto janë ndryshimet e vetme që demokratët i kanë pranuar aleatit të tyre, republikanëve. Madhi kishte propozuar 10 amendamente për të ndryshuar ligjin “Për kthimin e kompensimit të pronës”. Komisionet parlamentare të Ekonomisë dhe Ligjeve pranuan vetëm 5 nene, nga 10 gjithsej.
Rrëzimet
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe i Ligjeve rrëzuan në bllok propozimin që fondi që krijohet nga shitja që del nga trojet e objekteve shtetërore, të kalojnë në llogari të Agjencisë së Pronave për kompensimin e financiar të subjekteve të shpronësuara. Madhi kishte propozuar që të ndërhyhej në nenin 8 të ligjit. “Në rast të ndërtimeve mbi truall të bëra në përputhje me legjislacionin në fuqi, kur nuk është regjistruar pronësia e truallit, ai që ka në pronësi ndërtesën detyrohet të paguajë vlerën fillestare të truallit, sipas çmimit të parashikuar në metodikën e miratuar nga Kuvendi. Në zbatim të kësaj pike, pronari i ndërtimit të ligjshëm mbi truall lidh kontratën e shitblerjes së truallit me organin e autorizuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ky fond t’i shkojë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për kompensimin financiar të subjekteve të shpronësuara”, thuhej në amendamentin e propozuar. Komisioni e argumenton me faktin se kjo çështje zgjidhet me metodikën e miratuar nga ana e Kuvendit për kompensimin e subjekteve të shpronësuara. Ndërsa është rrëzuar propozimi që kreu i Agjencisë së Pronave të vlerësojë dhe titujt e pronësisë së dhëna ndër vite. Kjo gjë është cilësuar si e padrejtë, pasi kjo agjenci merrte kompetencat e gjykatave. Gjithashtu, Madhi kërkonte që të saktësohej në nenin 18, që vendimet e kreut të AKKP-së janë të paankimueshme. Komisioni i Ligjeve ka propozuar që një gjë e tillë të hiqej, pasi ligji e ka zgjidhur në mënyrë të drejtë ankimimin administrativ, ku Agjencia duhet të shprehet për çdo ankimim. Gjithashtu dy komisionet parlamentare nuk e kanë mbështetur kërkesën e Madhit, i cili ka propozuar që me anë të këtij ligji të realizojë shfuqizimin e një ligji tjetër 7501 “Për tokën”. Për një gjë të tillë dhe vetë republikani Madhi është tërhequr, ku ka propozuar një nismë tjetër për të shfuqizuar këtë projektligj. Nuk është pranuar dhe kërkesa që Agjencia e Pronave të merret me procesin e hartave mbi kërkesat e ish-pronarëve. “Propozojmë heqjen e nenit 5 të propozuar si amendament, pasi jo vetëm që do të detyrojë Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që të bëjë një punë shumë të madhe, duke pasur përgjegjësinë për të pajisur me harta pronësie të gjithë kërkuesit, por nga ana tjetër çështjen e regjistrimit të pasurive të paluajtshme e zgjidh ligji “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, thuhet në relacionin e Komisionit të Ligjeve.
Nenet e miratuara
Neni 17
Afati
1. Subjektet e shpronësuara, për fitimin e të drejtave të parashikuara nga ky ligj, kanë të drejtë të depozitojnë kërkesa të reja deri në datën 31 dhjetor 2008. Subjekti i shpronësuar, që për shkaqe të përligjura, mund t’i drejtohet gjykatës për marrjen në konsideratë të kërkesës së tyre për njohje pronësie.
Pas nenit 9, shtohet neni 9/1
Pika e shtojcës nr.1 të ligjit 9235, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, ndryshuar, të hiqet”.
Neni 21
Në nenin 24, rreshti i dytë, afati i përfundimit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave bëhet “31.12.2009”.
Neni 28
Fondi i pasurive të paluajtshme për kompensim fizik
Përveç fondit financiar të kompensimit, të parashikuar nga neni 23 i këtij ligji, krijohet fondi i pasurive të paluajtshme për kompensim fizik. Brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave miraton fondin e pronave pasuri të paluajtshme shtetërore që vihen në dispozicion për kompensim fizik, sipas shkronjave “a”, “a/1” dhe “b” të nenit 11 të këtij ligji, si dhe mënyrat e vendosjes së këtij fondi në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.
Nuk u pranua nga PD-ja
Neni 8, pika 3 ndryshon si vijon
“3. Në rast të ndërtimeve mbi truall të bëra në përputhje me legjislacionin në fuqi, kur nuk është regjistruar pronësia e truallit, ai që ka në pronësi ndërtesën detyrohet të paguajë vlerën fillestare të truallit sipas çmimit të parashikuar në metodikën e miratuar nga Kuvendi. Në zbatim të kësaj pike, pronari i ndërtimit të ligjshëm mbi truall lidh kontratën e shitblerjes së truallit me organin e autorizuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ky fond t’i shkojë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për kompensimin financiar të subjekteve të shpronësuara.