E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Kushtetuta të preket një herë e mirë

• Ambasadori i KE-së, Helmut Lohan në një vizitë në qytetin e Korçës u shpreh për përfundimin e shpejtë të reformës zgjedhore.

Lohan ka vlerësuar atmosferën e mirë që ka mbizotëruar këto muaj mes dy forcave kryesore politike për kryerjen e reformës zgjedhore. “Tani roli i partive të vogla po bëhet aktiv. Kam bindjen e plotë se aktorët kryesorë, patjetër që do të arrijnë  një zgjidhje. Por duhet të jem i qartë: Ka një sërë sistemesh zgjedhore që bëjnë të mundur arritjen e standardeve evropiane. Politika do të zgjedhë njërin prej tyre”, tha Lohan. Ndërsa për kushtetutën, Lohan theksoi se është e mirë që ato të bëhen një herë e mirë. “Elementët e Kushtetutës që kanë nevojë për t’u ndryshuar janë evidentuar. Nuk mund të bëj komente rreth propozimeve që ka paraqitur PD. Eshtë detyra e klasës politike shqiptare të bëjë zgjedhjen”, deklaroi shefi i KE-së. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›