LSI: Rinia në Kuvendin e ardhshëm
• Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi të zgjeruar në qytetin e Durrësit me të rinj të këtij qyteti, tha se “ju do të jeni plotësisht dhe gjerësisht të përfaqësuar në Kuvendin
e ri të Shqipërisë dhe në qeverisjen e re, sepse jemi ende nga vendet me moshë të re në Evropë”. “Rinia e Shqipërisë nuk mund të jetë më viktimë e politikës që injoron, e politikës që kufizon çdo ditë mundësitë e të rinjve, e politikës që vret shpresën e rinisë dhe të politikës që pengon të drejtën e përfaqësimit tuaj në vendimmarrje. Ndaj kam shumë besim që me këtë punë që keni bërë ju në Durrës dhe drejtuesit e LRI-së në të gjithë Shqipërinë, tha Meta, ju nuk do të jeni më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por do të jetë e kundërta, do jetë LSI-ja, e cila duhet ta ketë për nder të jetë pjesë e Lëvizjes Rinore për Integrim si në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.