E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gati të nisim bisedimet me NATO-n”

• Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, bëri të ditur dje se e i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s pranimin zyrtarisht të ftesës dhe nga ky

moment qeveria shqiptare është gati të nisë negociatat për anëtarësimin e plotë. “Kam firmosur dje dhe dërgoj sot në emër të qeverisë shqiptare pranimin zyrtar të ftesës, dhe shpreh gatishmërinë për fillimin e bisedimeve të aderimit. Në këtë kuadër mbështetim plotësisht Kalendarin e Bisedimeve të Aderimit, për periudhën prill–maj 2008, me synim përfundimin e protokolleve të aderimit në kohën e duhur për t’u nënshkruar nga vendet anëtare të NATO-s, në korrik të vitit 2008 dhe më tej”, theksoi Basha. Sipas tij, “ky është një moment i shumëpritur për Shqipërinë, ndaj ne besojmë fuqimisht se ai do të realizohet  për të çuar përpara reformat”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›