Dy kosovarë, instruktorët e hakerave
Ideatorët e klonimit të kartave të kreditit nga të arrestuarit e "Matrix" kanë qenë dy kosovarë.
Fatos Mahmutaj
Madje këta mendohet se i kanë dhënë instruktazhin e duhur 19-vjeçarit Endrit Gjergjani për të klonuar dy lloje kartash; i pari për të ndërhyrë nëpër bankomatët e bankave të ndryshme ku tërhiqeshin shuma të majme; ndërsa i dyti për të bërë blerje nëpër kasat e objekteve tregtare në qendra të ndryshme tregtare. Prokuroria e kryeqytetit pohon se, tashmë i ka identifikuar të dy këta shtetas kosovarë dhe i ka shpallur në kërkim, ndërkohë mendohet se këta i përkasin dy grupeve të ndryshme hakerash kosovarë që veprojnë në mënyrë indiferent ndaj njëri-tjetrit. Gjithashtu ka dyshime se këta nuk njihen mes tyre. Po dje organi i Prokurorisë sekuestroi pamjet filmike të kamerave spiune nëpër bankomatë të ndryshme në kryeqytet ku hakerat kanë tërhequr shuma të majme të hollash në valutë. Paraprakisht mendohet se dosja me 17 të akuzuar mund të ndahet në dy pjesë, pasi hetimet e deritanishme kanë nxjerrë se edhe të arrestuarit në Tiranë nuk e njohin të gjithë njëri-tjetrin. Kjo gjë mund të provohet nga analizimi i pamjeve filmike që tashmë ndodhen në duart e organit të Prokurorisë. 17 të rinjtë kryeqytetas u prangosën një javë më parë pas një hetimi 8-mujor, të efektivëve të "Task Forcës" nën akuzën e kryerjes së aktivitetit kriminal të vjedhjes së bankomatëve, në orë të ndryshme të ditës dhe të natës, në disa qytete të vendit. Këta veronin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, këta e kryenin krimin duke klonuar kartat e kreditit "Visa" dhe "Mastercard" me informacionet e personalizuara të personave të tretë. Këta duke blerë informacione nga hakera të ndryshëm jashtë vendit kanë mundur të sigurojnë në mënyrë të paligjshme kryerjen e një sërë transaksionesh financiare, ku përfshihet një vlerë shumë e konsiderueshme, e cila paraprakisht llogaritet në 200 mijë euro, por që pritet që gjatë hetimeve të shkojë deri në 2.5 milionë euro. Prokuroria pohon se, aktualisht numërohen të paktën 400 raste tërheqjesh shumash të ndryshme, nga të cilat 272 në Tiranë dhe 128 në qytetet Durrës, Fier e Vlorë, ku vidheshin llogaritë bankare të shtetasve të huaj, rezidentë në Evropë, Kanada, Angli. Sipas Prokurorisë, në krye të grupit qëndronte 19-vjeçari Endrit Gjergjani, i cili mban edhe mbiemrin Laro. Ky sipas akuzës, nëpërmjet një pajisje elektronike të sofistikuar e blerë në SHBA, arrinte të klononte karta krediti me informacione të personalizuara, të blera nga hakera në internet, duke bërë të mundur vjedhjen e shumë llogarive bankare të të huajve. Karta me shirit magnetik të përdorshme në vendin tonë, ai ua shpërndante pjesëtarëve të grupit, mes të cilëve edhe punonjës të bankave të dëmtuara, të cilët i kishte rekrutuar në grup.
I penduari
Kreshnik Luku, i penduari i "Matrix" pritet që të merret në pyetje në ditët në vazhdim për të zbardhur disa pika të paqarta të akuzës në ngarkim të të arrestuarve bashkë me të. Edhe në gjykatë ky pranoi të jepte shpjegime duke akuzuar drejtpërdrejt disa nga të bashkëprangosurit me të për përdorjen e tij në aktivitet kriminal. Ish-punonjës në bankë, Luku pohoi se kishte dijeni për përdorjen e tij në aktivitet kriminal, por fillimisht kishte pranuar ta bënte një gjë të tillë nisur nga pagesat që përfitonte, ndërsa më pas kur ishte implikuar tërësisht nuk dilte nga grupi për shkak të kërcënimeve të herëpashershme që merrte nga të arrestuarit.
Pritet "BMV"-ja luksoze e Gjergjanit
Me shumat e përfituara në mënyrë të paligjshme nga sulmet në bankomatë, anëtarët e "Matrix" kanë bërë blerje të sendeve me vlerë, si argjendari, automjete luksoze të prodhimeve të fundit, aksesorë të ndryshëm në qendra biznesi në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi e Kosovë. Ndërkohë pritet që në ditët në vazhdim në Tiranë të mbërrijë një automjet luksoz tip "BMV", që kreu i grupit, Gjergjani e kishte porositur në Gjermani.