Sporea kërkon shtyrje të afatit të gjobës
TIRANE - Ferdinand Sporea, ish-kreu i Qeverisë Studentore, i dënuar në mungesë për shitjen e tezës së Juridikut në shtator 2005, kërkon
shtyrje të gjobës që mori nga gjykata, pasi u gjet fajtor për "ushtrim ndikimi të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike". Kërkesa e tij ka nisur të shqyrtohet në Gjykatën e Tiranës, ndërsa ky pretendon t'i shtyhet për t'u ekzekutuar më vonë gjoba 7 milionë lekë të vjetra. Sporea rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg dhe 7 milionë lekë të vjetra gjobë, ndërsa Apeli i kryeqytetit që shqyrtoi më pas dosjen e tij e pezulloi dënimin me burg, duke i vendosur dy vjet kusht, kohë gjatë së cilës ai nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Pas kësaj ai në dhjetor të vitit të kaluar u arrestua në Durrës dhe një ditë më pas u la i lirë në bazë të vendimit të Apelit. Tashmë, ai i është rikthyer sërish proceseve gjyqësore, por në rolin e paditësit ku kërkon shtyrje të afatit për të shlyer gjobën. Sipas tij, çështja ende nuk ka përfunduar së gjykuari, pasi do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë dhe më pas në atë Kushtetuese. f.m.