E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror në ambasadën amerikanë në Turqi

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në ambasadën amerikane në Turqi. 

 Sulmues të panjohur hapën zjarr kundër policisë, në afërsi të konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll. Në këtë incident, janë vrarë të paktën 3 policë dhe 3 militantë, ndërsa janë plagosur disa persona të tjerë, por asnjëri i nënshtetësisë amerikane. Motivet e sulmit nuk dihen ende, por është diskutuar mbi nj akt terrorist. Ambasada amerikane në Ankara tha se është në dijeni për incidentin, por nuk dha detaje të mëtejshme. Të shtënat kishin vazhduar për disa minuta. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Ross Uilson, e përshkroi këtë incident si akt të qartë terrorist. SHBA ka kërkuar shtimin e masave të sigurisë në Turqi. Guvernatori i Stambollit, Muammer Guler, konfirmoi numrin e viktimave por nuk shtoi detaje mbi sulmin, dëshmitarë të rastit thonë se njerëzit që kanë dalë nga disa makina dhe kanë qëlluar ishin të gjithë me mjekër. Konsullata amerikane në Stamboll ishte zhvendosur në periferi të këtij qyteti pas disa sulmeve të militantëve islamikë para pesë vjetësh. Sulmet më të rënda në Turqi janë shënuar në nëntor 2003 kur një sërë bombardimesh morën në shënjestër konsullatën britanike bashkë me dy sinagoge dhe një bankë në pronësi të britanikëve. Shpërthimet morën jetën e më shumë se 70 personave, përfshirë konsullin e përgjithshëm britanik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›