Pango: Berati, fokusi i punës sonë
Një ditë pas pranimit të Beratit në listën e pasurive botërore, UNESCO-s, ministri i Kulturës, Ylli Pango, shoqëruar nga hartuesi i dosjes së Beratit, specialisti Emin Riza, dolën në një konferencë për shtyp.
Pango e vlerësoi përfshirjen e qytetit të Beratit në UNESCO, si një fakt të rëndësishëm. “Berati ka qenë dhe mbetet në fokusin e punës sonë, me 22 banesa karakteristike të restauruara gjatë vitit 2007 dhe me 27 banesa të miratuara për restaurim për vitin 2008”, theksoi ai. Ai vlerësoi punën e stafit që u mor me hartimin e dosjes së Beratit, prof. Emin Rizën, drejtorin e Trashëgimisë Kulturore në MTKRS, Olsi Lafe, stafin e Institutit të Monumenteve të Kulturës, ambasadoren tonë në UNESCO, Tatiana Gjonaj, qytetarët e Beratit, si dhe të gjithë ata, të cilët për një periudhë të gjatë punuan për të arritur në ditën e pranimit të Beratit në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.