E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy kushërira adoleshente helmohen me bar miu

Dy adoleshente nga një fshat i Mallakastrës janë vetëhelmuar të mërkurën në mbrëmje. Sipas mjekut toksikolog të spitalit të Fierit, Kilo Stoja, gjendja shëndetësore e dy vajzave, të cilat janë kushërira, është e rëndë. Dy vajzat, D.Saliaj, dhe E. Saliaj, përkatësisht 15 dhe 16 vjeçe, janë banore të fshatit Cfir të Rrethit të Mallakastrës. Sipas policisë, dy vajzat e kanë kryer së bashku aktin e vetëflijimit. Disa ditë më parë ato kishin arritur të siguronin disa kokrra fostoksinë në tregun e Ballshit, ndërsa pasditen e së mërkurës kanë pirë një sasi të madhe të kësaj lënde helmuese. Ato kanë qenë në shtëpinë e xhaxhait të tyre kur kanë pirë helmin. Në gjendje të rëndë shëndetësore, si dhe të mbuluara nga shkumët dhe pa shenja jete, dy vajzat janë gjetur nga të afërmit, që i kanë transportuar drejt spitalit të Ballshit. Mjekët e Ballshit, pasi kanë parë gjendjen tepër të rëndë, i kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Mjeku toksikolog, Kilo Stoja, deklaron se vajzat kanë pirë fostoksinë në një sasi të madhe. "Nga deklarimet e familjarëve të tyre del se ato kanë pirë helm për shfarosjen e minjve, rreth pesë kokrra", tha toksikologu Stoja. Policia po punon për gjetjen e motiveve që shtynë dy vajzat drejt vetëhelmimit. Policia ka marrë në pyetje të afërmit e tyre, të cilët nuk kanë dhënë asnjë pistë të qartë, ndërkohë që shpresohet përmirësimi i shëndetit të adoleshenteve, që të mësohen shkaqet. Pista që po heton policia është lidhja e dy kushërirave me të njëjtin djalë, por kjo pistë ende nuk është zyrtarizuar. Vetëvrasjet janë kthyer në një fenomen të përditshëm për Qarkun e Fierit, ku bëjnë pjesë rrethet Fier, Lushnjë e Mallakastër.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›