E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Eagle Mobile", abonenti i 200 000 nga Vlora

"Eagle Mobile" ka regjistruar abonentin e 200 000 të kompanisë më të re të telefonisë celulare në Shqipëri. Ai është Altin Shehaj nga qyteti i Vlorës. Ky sukses vjen në një kohë rekord, kur "Eagle Mobile" ka vetëm 9 muaj në tregun shqiptar të telekomunikacioneve falë punës së kompanisë dhe interesit në rritje të qytetarëve shqiptarë. "Ne po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për t‘i bërë abonentët tanë të ndihen të veçantë, duke iu servirur shërbime të reja dhe cilësore. Edhe lidhur me çmimet që ‘Eagle‘ tashmë ofron për paketën standarde me parapagesë, ‘Riniring‘ dhe ‘Proring‘, kompania më e re e telefonisë celulare është shumë përpara konkurrentëve të tjerë në tregun e telefonisë. Eagle Mobile‘ ka qenë dhe vazhdon të mbetet një model dhe shembull në këtë drejtim", tha drejtori i përgjithshëm, Ali Taskin. Abonenti me fat 21-vjeçar ka fituar si dhuratë një "Eagle USB Modem", si dhe 12 muaj internet falas për ta përdorur atë në vitin e ri 2009. Ndërkaq, "Eagle Mobile" mbështet si sponsor dhe organizon më datën 21 dhjetor, ora 18:00, një koncert madhështor në sheshin "Skënderbe" me këngëtarët më të njohur shqiptarë me rastin e festave të fundvitit dhe arritjes së abonentit të 200 000. Po ashtu, kompania ka përzgjedhur 1009 fituesit e dytë të fushatës promocionale të fundvitit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›