Uithers: Ende korrupsion në Tatime
Administrata tatimore ndodhet në proces zhvillimi dhe ndryshimi, ndaj dhe në të ardhmen priten sfida të mëdha. Pas miratimit të ligjit të ri "Për procedurat tatimore", i cili solli ndryshime rrënjësore në administratë, zbatimi i projektit amerikan për modernizimin e Tatimeve, në kuadër të Sfidës së Mijëvjeçarit, po nxjerr gjithnjë e më shumë detyra të reja. Të mbledhur në konferencën e dytë rajonale të administratave tatimore, me temë "Modernizimi i administratave tatimore, kyç i reformave të suksesshme të çdo vendi", ambasadori i SHBA-së, Xhon Uithers, ministri i Financave, Ridvan Bode, si dhe drejtues të tjerë institucionesh diskutuan rreth problemeve të ndryshme që shoqëron administratën tatimore në Shqipëri, por jo vetëm. Gati një vit më parë, i pranishëm në përurimin e zyrave të reja të Drejtorisë së Përgjithshme, Uithers lëshoi disa kritika jo të këndshme ndaj administratës tatimore, aq sa tkurri dhe rëndësinë që kishte aktiviteti. Po dje, ambasadori i SHBA-së, pa dashur të krijonte të njëjtën situatë, duke folur për arritjet e administratës tatimore, nuk nguroi të thoshte që "problemi me korrupsionin mbetet ende i pazgjidhur". Ambasadori shprehu bindjen se, "ne mund ta mposhtim korrupsionin tatimor, efektet brejtëse të të cilit vazhdojnë të ekzistojnë, gjë që dëmton besimin për të bërë biznes dhe investuar në Shqipëri". Sipas tij, Shqipëria ka ende para sfidat e vërteta të modernizimit tatimor, por ne ndodhemi këtu për të bërë diçka në lidhje me këtë. Megjithatë, çështja e korrupsionit nuk lidhet vetëm me Shqipërinë, por edhe me vendet e rajonit. "Për ta mbyllur një herë e mirë këtë fenomen, ju nevojitet një punë në grup, më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin", iu drejtua Uithers krerëve të Tatimeve të Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnje dhe Hercegovinës. Më parë, ministri i Financave Bode evidentoi disa nga sukseset e arritura nga administrata tatimore gjatë 2008-ës, duke theksuar më tej se 2009-a do të jetë vit më i vështirë. Ndërsa Arben Sefgjini, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, pranoi faktin se biznesi ka ecur më shpejt se administrata që ai drejton dhe për këtë shkak nevojiten marrje masash.
Qeveria e SHBA-së, përmes programit të Sfidës së Mijëvjeçarit, ka ndihmuar Shqipërinë për ndërmarrjen e një reforme të administratës tatimore, pasi kjo ishte diçka që kërkohej prej kohësh. "Objektivi i bashkëpunimit tonë me Shqipërinë në trajtimin e këtij problemi nuk kishte për qëllim që vetëm të ndihmonim autoritetet tatimore që të rrisnin mbledhjen e të ardhurave. Qëllimi ishte gjithashtu reduktimi i korrupsionit në administratën fiskale, si dhe përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve në vend", u shpreh ambasadori Uithers. "Përdorimi i teknologjisë së informacionit në shërbimin tatimor, që është dorëzimi elektronik i deklaratave tatimore, është një praktikë që ka filluar të zërë vend. Përdorimi nga taksapaguesit i këtyre shërbimeve të kompjuterizuara rritet nga muaji në muaj. Kjo jo vetëm sepse e bën pagimin e taksave më të lehtë, por sepse prish marrëdhëniet shfrytëzuese që ishin krijuar mes mbledhësve të tatimeve dhe tatimpaguesve, gjë e cila deri tani ka qenë një burim i madh korrupsioni", shtoi më tej Uithers. Në përfundim, ambasadori vuri në dukje se "zbatimi i politikave të administratës tatimore mund të bëhet i qëndrueshëm vetëm përmes këmbënguljes dhe disiplinës që vjen nga nivelet e larta të qeverisjes".
Synimet e ministrit Bode
Forcimi i menaxhimit të pajtueshmërisë me taksat
Promovimi i një kulture shërbimi brenda administratës tatimore
Përmirësimi i kapaciteteve për menaxhim strategjik
Zgjerimi i procedurave dhe sistemeve moderne të auditimit të taksapaguesve
Forcimi i procedurave të brendshme të auditimit
Vendosja e rregullave transparente për rekrutimin, ngritjen në detyrë dhe shkarkimin e punonjësve, në përputhje me rregullat bazë të shërbimit publik dhe ligjit për Procedurat Tatimore
Forcimi i punës së njësisë Anti-Korrupsion të ngritur brenda administratës tatimore
Sefgjini:
Tatimorët, në shërbim të biznesit
Kreu i Tatimeve ka pranuar problemet e hasura gjatë vitit 2008, ndërsa ka vënë në dukje se mentaliteti i administratës tatimore ka ndryshuar për mirë, në favor të biznesit. Gjatë analizës së bërë për të pranishmit, Sefgjini tha se është rritur numri i deklarimeve on-line të taksapaguesve, ndërsa shtoi se në të ardhmen do të rriten shërbimet ndaj biznesit në drejtim të dërgimit të bilanceve të ndryshme në formë elektronike. "Në periudhën kur mora postin drejtues të Tatimeve, vura re se komuniteti i biznesit kishte bërë hapa më të mëdha se administrata jonë në drejtim të disa sektorëve. Ne duhet jemi paralel me ta, në mënyrë që puna të japë rezultate të kënaqshme për të dyja palët. Zgjidhje ishte ligji i ri "Për procedurat tatimore", i cili ndryshoi disi funksionin e tatimeve si dhe organikën e saj. Sot që flasim, gjërat kanë ndryshuar në drejtim të rritjes së shërbimeve ndaj biznesit", tha kreu i Tatimeve.