Ekzekutor me pagesë për atentatin tek “Ali Demi”
Policia dyshon se autori i atentatit që ndodhi të shtunën në lagjen “Ali Demi” në Tiranë ka qenë një vrasës me pagesë.
Dashamir Biçaku
Roland Domi dhe Çlirim Goroshjani mbetën të plagosur rëndë të shtunën rreth orës 16:00, kur po dilnin nga lokali për të marrë automjetet e tyre. Atentatori, i cili është parë nga dëshmitarët të mbante në dorë një armë zjarri pistoletë, ndërsa në dorën tjetër mbante të mbështjellë një napë të bardhë. Disa persona kanë pohuar për policinë se kanë parë napën e bardhë të hedhur diku në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur ta gjejnë atë. Autori i krimit që është përshkruar si një person rreth 1.70 cm, sipas burimeve të policisë besohet se është një i ri rom, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar. Hetuesit bëjnë të ditur se dyshimet e tyre lidhen me një person, banor të zonës, i cili e njihte mirë zonën ku do të kryente atentatin. Sipas policisë dhe dëshmitarëve, autori ka mbërritur në lokal me një shpejtësi të habitshme, ndërsa ka qëlluar në drejtim të mjetit ku ndodhej 36-vjeçari Roland Domi, e më pas është larguar me shpejtësi. “Ishte fare i zbathur, hyri në lokal si i trembur dhe me vrap. Ndaloi përbri automjetit dhe qëlloi”, ka pohuar një grua, dëshminë e të cilës policia ka mundur ta sigurojë gjatë ditës së djeshme. Sipas dëshmitares, autori i krimit ishte një person që nuk i kalonte të 20 vitet dhe ezmer në fytyrë. Kjo dëshmi i është bashkangjitur dosjes hetimore bashkë me disa rrëfime të tjera të marra nga dëshmitarë të ngjarjes. Makina në pronësi të emigrantit Roland Domi, sipas burimeve të policisë ka marrë plumba në vende të ndryshme dhe jo në një drejtim kryesor. Kjo ka bërë që policia të ngrejë dyshimet se atentatori është një person i rekrutuar për pak para nga njerëz të interesuar për ekzekutimin, siç dyshohet të Roland Domit. Motivet e këtij krimi, hetuesit ende nuk po arrijnë t’i zbardhin, pasi nuk kanë të dhëna të sakta mbi përplasjet apo konfliktet e dy emigrantëve që u plagosën. Më së shumti, sipas policisë, krimi është drejtuar ndaj Roland Domit, i cili ka qëndruar disa kohë në Gjermani dhe në Itali. Të dielën policia ka zbuluar një përplasje të ndodhur në vitin 1997, me një basketbollist, ku ky i fundit kishte mbetur i vrarë. Si i dyshuar për krimin, sipas burimeve të policisë ka qenë pikërisht Roland Domi, në atë kohë vetëm 25 vjeç. Pavarësisht kësaj, në zyrat e policisë nuk ka ekzistuar asnjë dosje në ngarkim të Roland Domit për akuzën e vrasjes. Ky konflikt, sipas burimeve të policisë, kishte ndodhur për motive banale në një lokal dhe autori ka qëlluar në drejtim të basketbollistit me një armë gjahu çifte, duke e lënë të vdekur në vend sportistin. Gjatë ditës së diel, hetuesit kanë kryer verifikimet e nevojshme, por kjo pistë ka rënë poshtë. Kjo ka bërë që hetuesit të kërkojnë në një version të ri, mbi konfliktet e të dëmtuarit jashtë vendit dhe aktivitetin që ai ka pasur gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
“Arma e papërdorur në krime”
Dje përfunduan analizat balistike të predhave dhe gëzhojave të gjetura nga ekspertët e policisë në vendin e ngjarjes, ku mbetën të plagosur Roland Domi dhe miku i tij Çlirim Goroshjani. Konkluzioni i ekspertizës është se gëzhojat i përkasin një arme, e cila nuk është përdorur në krime të mëparshme. Kjo ka bërë që policia të kryejë administrimin e gëzhojave dhe të kërkojë të dhëna të tjera për të identifikuar autorin e atentatit të së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Deri më tani, policia ka në dorë disa të dhëna të përgjithshme mbi autorësinë e mundshme, ndërsa ende mungon një emër konkret.