Municionet në Gërdec, Ylli Pinari incident me Shtabin
Ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gati kanë krijuar një incident në ish-repartin ushtarak të tankeve Gërdec, ku ishte ngritur punishtja e Mihal Delijorgjit për çmontimin e municioneve.
Trazhgim Sokolaj
Sipas Prokurorisë, vetëm pak kohë pasi ndërmarrja MEICO kishte filluar të furnizonte bashkimin e kompanive SAC-Albademil me municion, strukturat e ushtrisë kanë reaguar ndaj asaj që mund të konsiderohet si shkelja e parë e kontratës. Siç ishte bërë e ditur në dokumentin e kontratës, sipërfaqja e repartit ushtarak në Gërdec që i kishte kaluar MEICO-s, ishte 60 metër katrorë godinë dhe 140 metër katrorë territor, gjithsej 200 metër katrorë. Që në ditët e para kur ndërmarrja shtetërore MEICO filloi të furnizonte kompaninë e Mihal Delijorgjit, “Albademil”, të dy palët duket se kanë shkelur kontratën. Si pasojë e grumbullimit të sasive të mëdha të municioneve që ishin transportuar në Gërdec dhe materialeve të tjera që ndodheshin aty, kompania “Albademil” kishte zënë një sipërfaqe rreth 500 metra katrorë, e cila, në fakt, ishte në pronësi dhe në administrim të Forcave të Armatosura. Menjëherë sapo kanë konstatuar këtë fakt, drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm kanë marrë kontakt me Ylli Pinarin dhe i kanë kërkuar atij, si subjekti që kishte nënshkruar kontratën me firmën private, që të kujdesej për zbatimin e saj. Paralajmërimi i Shtabit ka qenë i tillë, që nëse brenda 48 orëve ndërmarrja MEICO nuk merrte masa për të liruar ambientin e Forcave të Armatosura nga municionet dhe materialet e grumbulluara për llogari të firmës private, atëherë trupat ushtarake do të ndërhynin me qëllim zbatimin e ligjit.
Incidenti
Përplasja mes Shtabit të Përgjithshëm dhe ndërmarrjes MEICO, sipas burimeve hetimore, ka ndodhur në ditët e fundit të muajit prill 2007. Në këtë kohë, ndërmarrja MEICO kishte nënshkruar kontratën e parë me bashkimin e kompanive SAC-Albademil, për çmontimin industrial të fishekëve. Forcat e ushtrisë po bëheshin gati të vepronin për të pastruar zonën e tepërt që ndërmarrja MEICO kishte zënë në Gërdec me municionet e kompanisë private, kur ish-drejtori i kompanisë shtetërore, Ylli Pinari, ka kërkuar edhe një ditë kohë. Ai ka arritur që brenda një afati të arsyeshëm të përmbushte kushtet e nënshkruara në kontratën që ishte lidhur me bashkimin e kompanive SAC-Albademil, në bazë të një urdhri të Ministrisë së Mbrojtjes. Pas reagimit nga ana e drejtorit të ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari, duket se për disa kohë situata është qetësuar dhe çmontimi ka vazhduar normalisht. Megjithatë, imazhet nga Gërdeci pasi ndodhi tragjedia aty, tregojnë se një sipërfaqe disa herë më e madhe se ajo që i ishte dhënë në përdorim kompanisë së Mihal Delijorgjit, ishte zënë me predha dhe materiale të tjera të dala nga demontimi. Ato pritet të transportohen në Poliçan për përpunim ushtarak pas ngjarjes së ndodhur më 15 mars 2008.