Zherard: Respekt, jo frikë !
24/05/2005 Kapiteni i Liverpulit vlerëson Milanin, por është i bindur se skuadra e tij ka shanse për fitore
Në prag të përballjes së madhe në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Milanit, kapiteni i Liverpulit, Stiven Zherard flet për gjendjen e skuadrës dhe për kundërshtarin e nesërm: “Milani është një skuadër fantastike, për mendimin tim më e mira në Evropë. Ata kanë disa lojtarë të klasit botëror si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, dhe do të jetë një ndeshje e vështirë për Liverpulin, por ne kemi besim. Duhet të shkojmë në Stamboll me shumë respekt për Milanin, por pa frikë, sepse vetëm kështu mund t’i mundim”. Mesfushori 24-vjeçar i Liverpulit nuk i merr parasysh kritikat ndaj Milanit, pas kualifikimit të vuajtur me PSV Eindhovenin, por këmbëngul se italianët janë favoritët e merituar për të ngritur trofeun më të rëndësishëm kontinental: “I pashë të dyja ndeshjet kundër PSV-së dhe e kam parë Milanin të laujë edhe më vonë. Mendoj se PSV-ja luajti shumë mirë, por Milani kaloi gjithsesi. Njerëzit akoma bisedojnë se sa mirë luajti Einhoveni, por në finale ka kaluar Milani dhe askush nuk mund ta mohojë që kuqezinjtë kanë qenë madhështorë në Evropë këtë vit. Ata ishin favoritë që para se të fillonte ky kompeticion dhe për këtë arsye ata janë një skuadër e madhe”. Më pas, Zherard ka analizuar edhe kundërshtarët e nesërm: “Unë i pëlqej të gjithë lojtarët e Milanit dhe e kam shumë frikë sulmin e tyre. Natyrisht, Kaka, Shevçenko e Sedorf janë lojtarë që mund ta zgjidhin ndeshjen edhe të vetëm, kur nuk e pret. Pirlo është shumë i zgjuar, ndërsa Gatuzo ka shumë energji dhe është agresiv, por e gjithë skuadra është fantastike, me lojtarë të shkëlqyer”. Kapiteni anglez jep edhe këshilla për shokëtë e tij të skuadrës: “Duhet t’i përshtatemi mirë lojës të Milanit dhe t’i bllokojmë në mesfushë, sepse aty është çelsi i ndeshjes. Nuk duhet të tregohemi tepër ofensivë, sepse përndryshe do të ndëshkohemi, por edhe mbrojtjen e tepërt duhet ta evitojmë, sepse kundërshtari e ka shumë të lehtë të vijë në mesfushën tënde”. Për Zherard, një rol të rëndësishëm do të luajë Xhibril Sise: “Është një lojtar i shkëlqyer, shumë i shpejtë dhe do t’i shkaktojë probleme të mëdha Milanit. Megjithatë, duhet të luajmë mirë si skuadër, pastaj të presim ndonjë gol nga sulmuesit tanë. Nuk besoj se do të ketë shumë gola, sepse përballë janë dy skuadra mjaft të mira në mbrojtje. Shpresoj që njëra skuadër të fitojë brenda kohës së rregullt, sepse nuk dua që finalja të zgjidhet nga penalltitë, që janë një llotari ndëshkuese për skuadrën që humbet”.