E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy muaj kohë për Walcottin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka kërkuar nga klubi të sqarojë kontratën e re të Theo Walcottit brenda dy muajve të ardhshëm.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit skadon në fund të sezonit dhe bisedimet për vazhdimin e saj kanë ngecur.

I pyetur rreth kontratës së 23 vjeçarit – i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij pas promovimit nga mesfusha në vijën e fundit të sulmit – Wenger tha: “Ekziston një urgjencë. Dua që kjo çështje të sqarohet brenda dy muajve të ardhshëm. Për momentin ne ende nuk kemi arritur marrëveshje me të”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›