E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lucio, i pakënaqur në Juventus

Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, qendërmbrojtësi Lucio mund të largohet nga Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit.

I ardhur në klub gjatë verës pas shkëputjes së kontratës me Interin, Lucio ka bërë vetëm tri paraqitje këtë stinor, përfshirë vetëm një në Serie A në duelin kundër Chievos. Nëse vazhdohet me këtë ritëm, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Lucio thuhet se ka kërkuar që përfaqësuesit e tij të takohen me drejtuesit e Bianconerëve për ti njoftuar me pakënaqësinë e tij me minutazhin e vogël.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›