E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy mushkritë e Tiranës

29/01/2005  

Një presion i vazhdueshëm shkaktuar nga dominimi i makinave mbi këmbësorët ka bërë të mundur ngritjen e nivelit të ndërgjegjësimit mbi nevojën për hapësira publike cilësore dhe peizazh – vende mbledhjesh, takimesh, bisedimesh, shoqërizimesh dhe argëtimesh - dhe për rehabilitimin e hapësirave publike ekzistuese. Propozimet e dy parqeve në këtë ekspozitë adresojnë nevojën e qartë për rekuperimin e peizazhit dhe të hapësirave publike në Tiranë, duke dhënë, gjithashtu, ndihmesën për një ndërgjegjësim të përgjithshëm publik të rinovuar. Parku i Madh i Liqenit dhe Parku Qendror i Tiranës prezantojnë dy mundësi për “rigjenerimin” e peizazhit të qytetit: për të forcuar kufirin dhe për të plotësuar qytetin. Parku qendror nënkupton krijimin e një hapësire të gjelbër dhe të vazhdueshme që do të bashkojë të gjitha ishujt e gjelbër të qendrës së Tiranës dhe kryesisht sfida qëndron te gjelbërimi dhe kthimi në një zonë rekreative i gjithë hapësirës midis hotel “Dajtit” dhe parlamentit. Ndërsa projekti për Parkun e Liqenit përfshin zonën e Parkut në Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës.

Parku i liqenit

Parku i Madh i Liqenit punon për të theksuar ndarjen midis parkut dhe qytetit, duke eksploruar mundësitë për të qartësuar një peizazh të veçantë në kufirin e qytetit, i cili gjithashtu do të qartësojë dhe strukturojë shtrirjen e tij.

Parku Qendror i Tiranës

Duke i ofruar sfond metropolit gumëzhitës, Parku Qendror i Tiranës bëhet qendra e vërtetë. Në këtë sens, parku nuk është aq shumë një “zemër” për qytetin sesa një “mushkëri” e gjelbër. I përfytyruar më shumë si një ansambël kulturor dhe natyror, parku përqëndron një seri hapësirash të ndryshme, që lidhen së bashku nëpërmjet një shëtitoreje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›