E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, për të pastrehët banesa shtetërore me qira

29/01/2005  Vendimet

Banesa sociale me qira për të pastrehët, kjo ide po shkon në udhën e realizimit. U miratua edhe vendimi “Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm, afateve dhe procedurave për të përfituuar strehim nga programet e banesave sociale me qira”. Vendimi mundëson fillimin e procedurave të rivlerësimit të kërkesave për strehim, që janë gjendje në listat e bashkive, si dhe kërkesave të tjera që do të paraqiten nga qytetarët në nevojë. Me plotësimin e akteve të tjera nënligjore, që janë në proces do të fillojë zbatimi i programeve të reja të strehimit. Në këtë vendim përcaktohen detyrat e strukturave përgjegjëse për pranimin dhe seleksionimin e kërkesave, përcaktimin e listave të përfituesve dhe miratimin e tyre. Këto struktura fillojnë me zyrat përkatëse pranë bashkive, të cilat bëjnë seleksionimin e parë të formularëve të vlefshëm, më pas ato i kalojnë Komisionit të Strehimit që ngrihet me vendim të Këshillit Bashkiak dhe ky i fundit është struktura e fundit dhe më e lartë që miraton listën e përfituesve nga programet sociale të strehimit për një vit financiar. Në përbërjen e komisioneve të strehimit pranë çdo bashkie të marrin pjesë organizatat që përfaqësojnë interesat e grupeve të ndryshme të shoqërisë, si shoqata e të verbërve, shoqata e jetimëve, e qirramarrësve në banesat ish-pronë private etj. Qeveria përcaktoi afatet kohore të shqyrtimit të dokumentacionit të qytetarëve që do të jenë përfitues nga programet sociale të strehimit, si dhe afatet e njoftimit të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›