E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet libri, baza e të dhënave për planin rregullues

29/01/2005  

Në ekspozitën që u hap dje “Tirana Metropolis”, dy projektet e zhvilluara gjatë Akademisë Verore 2004, u prezantuan si një iniciative për të projektuar parqe, për të rekuperuar peizazhin dhe hapësirat publike në qytet. “Sot ne do të kurorëzojmë një proces të nisur shumë muaj më parë", tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Akademisë Verore, së bashku me Institutin “Berlage”, falë ndihmës së GTZ dhe të Qeverisë Hollandeze ngriti vjet një projekt për fillimin e realizimit të Parkut Qendror të Tiranës, në bazë të Studimit Urbanistik të Qendrës, i cili tashmë pasi është miratuar, ka hyrë në rrugën e realizimit. Kjo punë është përmbledhur në një libër të prezuantuar nga prof.Vedran Mimica, që do të shërbejë si baza e temave të referencës për konkursin e Planit Rregullues të Tiranës. Ndërkohë bashkia është në procesin e hartimit të Planit të Madh Rregullues të Tiranës. Ky libër do të shërbej si për këtë plan rregullues dhe do të jetë pikënisjeje edhe për të gjitha studiot që do të marrin pjesë në konkursin që do të shpallet brenda muajit shkurt. Ndërkohë, Bashkia ka përfunduar fazën e parë të procesit dhe ka identifikuar studion, e cila do të merret me hartimin përfundimtar të gjithë bazës dixhitale të të dhënave dhe ekspertit, i cili do të ndjekë nga afër këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›