E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy në pranga, ishin dënuar për vjedhje të energjisë

10/02/2005  FIER - Policia e Qarkut të Fierit ka arrestuar gjatë ditës së djeshme dy shtetas, të cilët ishin shpallur persona në kërkim. Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij qyteti, bëhet e ditur se prangat janë vënë në duart e shtetasit Qemal Çela, 60 vjeç, nga fshati Ngurrëz, i Lushnjës dhe shtetasi Ferhat Ballbani, 70 vjeç, nga fshati Remas Lushnjë. Të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi gjykata e rrethit të Lushnjës i ka dënuar me disa ditë heqje lirie për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së energjisë elektrike. Po sipas të njëjtave burime mësohet se shtetasi Çela kërkohej prej policisë, pasi me vendim të gjykatës së rrethit Lushnjë, datë 21 shtator 2004, ishte dënuar me 7 ditë heqje lirie për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike, ndërsa shtetasi Ballbani, ishte dënuar me 6 ditë heqje lirie nga gjykata e Lushnjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›