Vrau kushëririn, dënohet me 18 vjet burg
10/02/2005 FIER - Gjykata e Fierit ka deklaruar fajtor, duke e dënuar me 18 vjet heqje lirie, të pandehurin Besnik Hoxha për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje të shtetasit Brahim Osmani me të cilin ishte edhe kushërinj. Përveç dënimit për vrasjen, Hoxha dje është dënuar edhe për mbajtje pa leje të armëve luftarake. Gjyqtari Amarildo Laçi, i cili ka qenë edhe kryesues i kësaj seance gjyqësore, e ka dënuar me 18 vjet burg, aq sa ka kërkuar edhe prokurori Petri Vukaj. Historia e kësaj ngjarjeje ka zanafillën në janar të vitit 2003, në vendin e quajtur Pecaj, të Mallkastrës, pas një konflikti për një truall, ku ka mbetur i vrarë shtetasi Jetnor Osmani. Pas kësaj ngjarjeje, i vëllai i viktimës, Brahim Osmani, i ka kërkuar të pandehurit Besnik Hoxha për të vrarë hasmin e tij në qytetin e Vlorës, vrasësin e të vëllait. Por i pandehuri, Besnik Hoxha i ka thënë se nuk mund ta ndihmonte dot për një problem të tillë. Disa muaj më vonë, në tetor të vitit 2004, i pandehuri Besnik Hoxha ka marrë në telefon viktimën Brahim Osmani, duke i kërkuar një takim në fshatin Pocem të Mallakastrës, fshat ku banonte edhe vetë. Në bisedë e sipër i pandehuri i ka kërkuar viktimës një borxh prej 2.6 milionë lekë, për të cilin ky i fundit i ka thënë se do t’ia kthente në datën 23 janar të vitit 2004. Të dy shtetasit kanë shkuar në vendin e takimit dhe përsëri viktima i ka kërkuar të pandehurit Besnik Hoxha ta ndihmonte për të vrarë hasmin që i kishte vrarë vëllanë e tyre, Jetnor Osmani, dhe për të kryer këtë vrasje i ka treguar një pistoletë silenciator. Pasi kanë shkëmbyer disa batuta i
pandehuri ka hapur derën e makinës së kushëririt, ka rrëmbyer pistoletën që ndodhej në sedilien e parë dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur Brahim Osmanin.
pandehuri ka hapur derën e makinës së kushëririt, ka rrëmbyer pistoletën që ndodhej në sedilien e parë dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur Brahim Osmanin.