E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Tani kujdes me listat e votuesve"

10/02/2005  Korça përfundon rregjistrimin e zgjedhësve

KORÇË – Ka përfunduar procesi i verifikimit, identifikimit dhe rregjistrimit të banorëve në qarkun e Korçës, punë kjo e realizuar nga 89 grupe të ngritura për këtë qëllim. Në këtë kuadër, drejtuesit e qeverisë, kanë dhënë udhëzimet e mëtejshme.

“Të gjithë shtetasit që mbushin moshën 18 vjeç ditën e fundit të afatit të mandatit që ka kuvendi ekzistues do të përfshihen në listat zgjedhore”.

Këtë ka bërë të ditur zv/ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Paqësor Zeneli në takimin që ka patur ditën e djeshme me kryetarët e njësive të qevesisjes vendore dhe drejtues të zyrave të gjëndjes civile të Qarkut Korçë. Hartimi i listave zgjedhore është një proces i cili do të realizohet nën kujdesin e vetë kryetarit të komunës apo bashkisë, skatësoi Zeneli.

“Duhet të jeni të gjithë të ndërgjegjshëm që i gjithë procesi i rregjistrimit të sjellë një produkt i cili do të lehtësonte procesin zgjedhor, duke patur parasysh edhe eksperiencën e viteve të kaluara”, tha zv/ministri.”

Sipas ligjit, 31 marsi do të jetë data e afishimit të listave paraprake, vendosja e emrave në të cilat do të bëhet sipas rendit alfabetik. Deri në 30 ditë pas saj vetë kryetari i njësisë vendore duhet të angazhohet me njoftimin e shtetasve të komunës apo bashkisë së vet.Kjo do të ndihmojë në saktësinë e listës zgjedhore. Nëse do të ketë reagime të ndryshme nga qytetarët këto lista do nryshohen por me miratim të kryetarit, saktësoi më tej zëvendësministrei.

“Listat përfundimtare, vazhdoi Zeneli, duhet të jenë gati 20 ditë para datës së zgjedhjeve. Edhe këto lista do i nënshtrohen një procesi ndryshimesh nëse ndonjë shtetas vdes apo transferohet në vend tjetër”, përfundi Zeneli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›