E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy në pranga kapen me 599 gr heroinë

 

TIRANE - Dy persona u arrestuan nga policia me 599 gramë heroinë, në kuadër të një aksioni antidrogë kundër shpërndarësve të lëndës narkotike në shkollat e kryeqytetit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë, sipas të cilave, në kuadër të operacionit të koduar "Finish", u realizua arrestimi në flagrancë i Oltian Najtellarit, 25 vjeç dhe Matildo Mezinit, 22 vjeç. "Kapja e tyre, u realizua mbrëmë rreth orës 22:00, pranë Rrugës së Dibrës në Tiranë, ku pas një kontrolli të imtësishëm ju gjetën një sasi lënde narkotike e dyshuar si heroinë. Gjatë ushtrimit të kontrollit në banesën e të afërmve të shtetasit Oltian Najtellari, u gjend një tjetër sasi lëndë narkotike e dyshuar  heroinë si dhe një pistoletë e tipit TT", tha policia. Sipas saj, është bllokuar në cilësinë e provës materiale sasia prej 599.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, si dhe një pistoletë tip "TT", me nr.AX 561-1952, dhe 13 fishekë bashkë me tre aparate telefoni celular.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›