E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy në pranga, mashtruan me kreditë

 

TIRANE - Dy persona u arrestuan dje nga policia e antikrimit ekonomik me akuzën e mashtrimit me kredi dhe falsifikimit të dokumenteve. Elvis Kosova, 22 vjeç, student në Fakultetin Juridik të një universiteti privat në Tiranë, si dhe Agron Isiu, 25 vjeç, të dy banues në kryeqytet, janë arrestuar pas disa javësh hetim ndaj tyre. Të dy ata sipas policisë akuzohen për mashtrim me kredi ndaj një prej bankave të nivelit të dytë, si dhe falsifikim të dokumenteve. Mësohet se dy të arrestuarit kanë marrë disa kredi të ndryshme me vlerë totale prej 4 milionë lekësh të reja. Pasi kanë tërhequr kreditë, ata nuk kanë kthyer asnjë këst, duke bërë që policia të nisë procedimin penal dhe t'i arrestojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›