E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berishës t‘i vijë turp për arrestimin e studentit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i kërkoi dje kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që të heqë dorë nga masat represive kundër mbështetësve të opozitës. "Dua t‘i them Sali Berishës, se duhet t‘i vijë turp për të gjitha masat represive që pushteti i tij po merr në të gjitha qarqet ku ka fituar PS, duke larguar njerëz nga puna ende pa dalë rezultati. Ashtu sikundër duhet t‘i vijë turp për studentin që u ndalua në Komisariatin e Fierit, për të cilin u bë e pamundur dhënia e një provimi sot paradite", tha Rama. Ai paralajmëroi se "me këto masa dhe në këtë rrugë do të jetë e pamundur për Sali Berishën, për Ilir Metën dhe për të gjithë këtë çetë që po organizohet bazuar vetëm në interesa korruptive, që t‘u japin Shqipërisë dhe shqiptarëve atë që meritojnë, ashtu sikundër do të jetë e pamundur të realizojnë ato gjëra që normalisht janë në themelin e kësaj marrëveshjeje të pistë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›