E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Votim elektronik në disa komuna në zgjedhjet e 2011



Qeveria përgatit një projekt "pilot" për të shtrirë votimin elektronik në Shqipëri. Në një kohë kur maxhoranca dhe opozita nuk po bien dakord për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, ekzekutivi po shikon mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme lokale, në disa komuna dhe bashki të vendit të votohet përmes një varianti të ri. Ministri për Tekonologjinë dhe Inovacionin, Genc Pollo, tha për "Alsat": "Për këtë duhet një konsensus me opozitën. Mund të operohet me bashki apo me komuna "pilot", por kjo duhet përcaktuar relativisht herët, në mënyrë që të përcaktohen shpenzimet". Sipas tij "meqë nuk kemi të bëjmë vetëm me një personel që mund të trajnohet në një afat të shkurtër, por do kemi të bëjmë me gjithë popullsinë që voton, nga më të rinjtë, ata që mbushin moshën për të votuar për herë të parë, deri tek më të moshuarit, të cilët kanë të drejtë të votojnë. Ata duhet të mësojnë se votohet në një mënyrë të re, sepse kanë 20- vjet që votojnë me fletë votimi dhe t'i vësh përpara një ekrani, një tastiere apo si do gjendet edhe zgjidhja teknike, kërkohet kohë përpara që t'i thuhet se do votoni në këtë mënyrë",- tha Pollo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›