E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Kreu i SHISH me mandat, ligji të negociohet



Lëvizja Socialiste për Integrim është në të njëjtën linjë me maxhorancën për vendosjen e mandatit të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Por ajo i qëndron deklaratave të fundit se çdo ndryshim në ligjin për funksionimin e këtij shërbimi duhet të bëhet në konsultim me Aleancën e NATO-s. Duke folur para seancës së fundit në Parlament, zv.kryeministri Meta tha se: "është tepër parimore që çdo zyrtar i lartë të ketë mandat të përcaktuar dhe kjo është pothuajse për të gjithë përfaqësuesit e të gjithë institucioneve të tjera. Edhe për institucionin në fjalë, kjo është mëse normale, që të vendoset një afat ligjor". Por sipas tij "është shumë e rëndësishme që ky afat të jetë në kuadër të një rregullimi dhe përcaktimi ligjor, që garanton qëndrueshmërinë dhe pavarësinë e këtij institucioni. Kjo ka qenë dhe është arsyeja, pse unë e kam theksuar rëndësinë, që çdo ndryshim është i rëndësishme të bëhet në mënyrë të mirëkonsultuar me NATO-n". Duke folur në lidhje me mundësinë e bashkimit të votave me PS-në për të rrëzuar këtë ligj, ai tha se: "Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë as me kundërvënie votash me dikë dhe as me bashkim votash me dikë tjetër. Qëndrimi ynë është parimor dhe unë besoj se procesi i konsultimeve me NATO-n do të vijojë në mënyrë konstruktive".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›