Vangjel Dule - “Na përfshini në reformën zgjedhore”
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, tha dje se PD e PS duhet të përfshijnë të gjitha forcat politike në diskutimin e reformës zgjedhore. Në një prononcim për mediat ai tha se: "Duhet të shkëputemi përfundimisht nga një praktikë e tillë, e cila nuk i kontribuon atyre parimeve demokratike, mbi të cilat duhet të investohemi të gjithë për një vend, që ka një shtet funksional të së drejtës dhe një sistem demokratik të konsoliduar", - tha Dule. Sipas tij, nuk duhet shkuar në zgjedhjet e ardhshme me të njëjtin Kod Elektoral, por me parë, - shton ai,- duhet bërë autopsia e zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar.