Dy në pranga për përdhunim e vjedhje
02/02/2005 Ishin në kërkim
SHKODËR – Është arrestuar dje në Shkodër një 21-vjeçar nga Malësia e Madhe, i akuzuar për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 18-vjeçareje. Të njëjtat burime bënë të ditur se u arrestua edhe një i dënuar nga gjykata për vjedhje të energjisë elektrike.
Burime të policisë së Shkodrës, bënë të ditur se pas një prej operacioneve të uniformave blu, u bë i mundur ndalimi i 21-vjeçarit Kastriot Cukaj, nga fshati Dedaj i Malësisë së Madhe. Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim, sepse rreth orës 23.30 të datës 7 dhjetor të vitit që shkoi, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar më parë, Helena Ndou dhe Fanto Kaplla, kishin marrë me mashtrim një shtetase 18-vjeçare, nga fshati Mali i Jushit. Pas këtij rrëmbimi, Cukaj në ambientet e një hoteli në hyrje të Shkodrës kishte kryer veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë.
Nga burime të policisë lokale, mësohet se dje u bë edhe ndalimi i 44-vjeçarit Gjergj Gjini, nga fshati Luf i rrethit të Pukës. Ndalimi i tij u bë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit të Pukës, e kishte dënuar me një muaj heqje lirie për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.