Grindet me burrin, e vret me thikë

02/02/2005 Bashkëshorti 63-vjeçar goditet brenda shtëpisë dhe jep shpirt para komisariatit
Masakër në sy të djalit 12-vjeçar, në pranga 37-vjeçarja
BERAT – Pas një grindjeje familjare të vazhdueshme, një grua 37-vjeçare ka vrarë burrin e saj 63 vjeç, në banesën e tyre, jo më larg se 50 metra nga komisariati i Policisë.
Ngjarja
Ngjarja jo e zakontë ka ndodhur rreth orës 09.00 të paratites së djeshme në lagjen “30 vjetori”.
Sipas burimeve të policisë lokale mësohet se, Elvira Bazonja pas një grindje të radhës me bashkëshortin e saj, Rakip Bazonja, e ka goditur këtë të fundit nga pas shpine me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas dëshmive të fqinjëve të bashkëshortëve Bazonja, por edhe sipas pohimeve të gruas në polici, mësohet se që herët në mëngjes dje, burrë e grua ishin grindur, madje në prezencë edhe të djalit të tyre të vetëm, Manuelit. Grindja ka arritur deri atje sa burri e ka kërcënuar gruan se do ta vriste dhe më pas ka dalë nga shtëpia. Por sapo ka dalë nga porta e shtëpisë, gruaja me një thikë buke me majë të mprehtë e ka qëlluar nga pas, në shpatullën e djathtë. Pas kësaj, burri ka vazhduar rrugën për rreth 20 metra dhe në afërsi të komisariatit ka rënë përmbys i mbytur në gjak.
Disa dëshmitarë okularë që janë ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes, kanë kujtuar se plaku ishte rrëzuar, por kur ishin afruar pranë për ta ngritur, e kanë parë të mbytur në gjak. Sipas dëshmitarëve, mësohet se fjalët e fundit të tij kanë qenë “më ndimoni, sepse më vrau gruaja me thikën e bukës”.
Më pas kalimtarët e rastësishëm e kanë dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën e parë, por çdo gjë ka qenë e kotë, pasi ai kishte vdekur para se të mbërrinte atje.
Burimet zyrtare të spitalit, duke iu referuar aktit të ekspertizës së mjekut ligjor, bënë të ditur se viktima kishte marrë një goditje me thikë në shpatullën e djathtë dhe maja e saj kishte depërtuar deri në mushkëri. Për këtë arsye, viktima kishte edhe hemorrogji të brendshme dhe nga goja, goditje që i solli edhe vdekjen e menjëhershme.
Pas krimit, gruaja ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes me thikën që kreu aktin kriminal në dorë.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se kanë qenë disa police të ndodhur para hyrjes së komisariatit, të cilët kanë vepruar menjëherë, duke e prangosur dhe shoqëruar në dhomat e izolmit, autoren e krimit.
Policia, e cila shkoi në vendin e ngjarjes së bashku me grupin e ekspertëve, prokurorin dhe mjekun ligjor, pas këqyrjes dhe kryerjes së procedurave të para ligjore, sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën, me të cilën autorja kreu vrasjen.
Duke iu referuar pohimeve të para të gruas, policia bën të ditur se vrasja ndodhi pas disa konfliktesh të përsëritura midis bashkëshortëve.
“Nuk shkoja me burrin, grindesha thuajse çdo ditë, pasi më keqtrajtonte mua dhe fëmijën. Largohej nga shtëpia shpeshherë dhe nuk na linte lekë për të blerë ushqime e për të rritur fëmijën. Një javë më parë kishte hapur një proces gjyqësor dhe kërkonte divorcin në gjykatë, sepse dyshonte se unë e tradhtoja”, mësohet të jetë shprehur Elvira, gjatë pyetjes së saj nga grupi i ekspertëve.
Megjithatë, burimet e policisë bëjnë të ditur se ende po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të kësaj vrasjeje.
Burime nga morgu i spitalit bënë të ditur se për viktimën nuk është interesuar ende asnjë i afërm, ndaj ata ishin detyruar ta fusnin në frigoriferin e morgut, në pritje të të afërmëve për ta varrosur.
Në ambientet e spitalit është sistemuar dje edhe fëmija i tyre, Manueli, i cili edhe ai ka ngelur vetëm dhe pa kujdesin dhe interesimin e ndonjë të afërmi të mundshëm.
Denoncimi për zhdukjen e Rakipit
BERAT - Bashkëshortët Bazonja, mësohet nga burimet e policisë, se prej kohësh grindeshin dhe kishin mosmarrëveshje midis tyre. Burime të policisë, bëjnë të ditur se jo më larg se fillimi i muajit nëntor të vitit 2004, ata kishin marrë një denoncim nga Elvira për zhdukjen e bashkëshortit të saj, Rakipi.
Ndërkohë mësohet se autorja e krimit ishte martuar për të dytën herë me Rakipin, dhe se me bashkëshortin e parë kishte një fëmijë që e quajnë Manuel dhe e ëma e kishte çuar në shtëpinë e fëmijës në Vlorë në vitin 1995 dhe që prej vitit 1997 ai figuron i zhdukur.