Dy në pranga, për trafik të qenieve njerëzore
17/03/2005 KUÇOVË – Dje, në mesditë, rreth orës 11, blutë e komisariatit të Kuçovës, në bashkpunim me punonjësit e zyrës të trafiqeve, kanë ndaluar shtetasit Muhamet Armaci, 37 vjeç, banor i fshatit Goraj, të komunës Perondi dhe Artan Kumuria, 34 vjeç, banor i fshatit Gegë, 3 km në veri të qytetit. Sipas burimeve të policisë, dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në disa raste. Armaci dhe Kumuria janë kapur në flagrancë, duke biseduar me mbi 10 shtetas në një nga lokalet, që ndodhet në një lagje periferike të këtij qyteti, për t’i ndimuar në kalimin e paligjshëm të kufirit në shtetet Greqi e Itali, kundrejt një pagese që varionte nga 700 deri në 2500 euro.