Vetëm 280 formularë të dorëzuar
17/03/2005 Për 10 ditë përfundon faza e parë e legalizimeve
SHKODËR - Procesi i legalizimeve të ndërtesave pa leje të shpërndara në qytetin e Shkodrës dhe në tre zonat e paracaktuara si informale, ka ecur me ritme të ngadalta, deri më tani, por tashmë qytetarëve duket se po i bien këmborët e alarmit. Kur kanë ngelur 10 ditë nga data e përfundimit të fazës së parë të këtij procesi, shifrat flasin për 3500 formularë të tërhequr nga kryefamiljarët e interesuar për legalizimin e banesave të tyre dhe vetëm 280 formularë janë dorëzuar së bashku me dokumentacionin e plotë të kërkuar, pranë zyrës së Bashkisë së Shkodrës, të ngritur posaçërisht për këtë proces.
Një hov dorëzimesh duket se ka patur dy ditët e fundit, ku janë plotësuar 100 dosje të gatshme për të hyrë në fazën e dytë të legalizimeve.
Komisioni, i përbërë nga 4 punonjës, një jurist, një inxhinier ndërtimi dhe dy topografë, shprehet se, megjithëse jemi duke punuar edhe jashtë orarit të punës, për të mos kthyer prapa njerëzit që vijnë me vonesë, si dhe megjithëse jemi duke i ndihmuar qytetarët për plotësimin e formularëve kur paraqesin ato të plotësuara gabim, përsëri shifra e dorëzimeve flet vetëm për 8 për qind të formularëve të dorëzuar, gjë që e bën të pamundur që procesi i parë i legalizimeve do të përfundojë në kohë.
10 ditë
nga data e përfundimit të fazës së parë
3500 formularë
të tërhequr nga të interesuarit për legalizim
280 formularë
të dorëzuar së bashku me dokumentacionin
8 për qind të formularëve