E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy nën hetim për pension me dokumente false

 

TIRANE - Dy të moshuar kanë tentuar të marrin pension të parakohshëm, duke përdorur dokumente false, por jo vetëm që nuk ia kanë arritur qëllimit, por janë marrë edhe nën hetim, sepse kanë kryer një vepër penale. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore e Tiranës, ka denoncuar në polici dy të moshuarit, të cilët kishin aplikuar për pension të parakohshëm me dokumente të falsifikuara, ku kishin ulur moshën. Ata janë Mujë Abazaj, 64 vjeç dhe Violeta Neza 60 vjeç. Sektori i Antikrimit Ekonomiko-Financiar i kryeqytetit pas verifikimeve ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për dy personat e denoncuar, Abazajn dhe Nezën, pasi ka rezultuar se të gjitha dokumentet me të cilat ata kishin plotësuar dosjen për përfitim pensioni, ishin false. Sipas një njoftimi për shtyp nga policia e Tiranës bëhet e ditur se dy personat, që kanë aplikuar për pension të parakohshëm janë marrë në hetim me akuzën e "falsifikimit të dokumenteve" dhe "falsifikim të akteve të gjendjes civile". 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›