Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
Në historinë e artit shqiptar, si
dhe të përpjekjeve për liri e
pavarësi të kombit tonë, Kris
to Sulidhi dhe djali i tij Vangjel,
zënë vend nderi. At e bir, ata janë përfaqësuesit
më të denjë të brezit të tyre.
Me dokumentet fotografike që krijuan,
lanë pas një "perandori" informacioni të
vyer historik, "perandori" kjo që ata nuk
do ta merrnin vesh kurrë se paskësh qenë
e diktuar që të zhdukej, pa lënë as shenjën
më të vogël të ekzistencës; një "perandori"
celuloidi që kapte mbi 20000
negativë, pothuajse gjithë rrugën e zhvillimit
politiko-shoqëror të Korçës në
etapa të ndryshme të historisë së saj. Nga
kjo "rrugë xhami" e krijuar me shumë
peripeci e mundime të pa përshkruara,
me përndjekje e persekutime, sot ka
shpëtuar një copëz fare e vogël, në krahasim
me dëshirën dhe punën e
Sulidhëve të mëdhenj. Ndaj, ne sot nuk
kemi mundësinë të konsultojmë një
trashëgimi të konsiderueshme të shpirtit
të Korçës, si dhe të gjithë historisë sonë
kombëtare shqiptare. Nga zbrazëtia e
trashëguar sot nga fototeka "Sulidhi", ne
nuk kemi të dokumentuar me pamje
shumë nga ngjarjet kulmore të historisë
sonë, siç janë p.sh.: seria e fotove të shkollave
shqipe të Korçës ose jo, duke filluar
nga vitet 1900 e deri vonë; gjithë seria
e fotove të shkrepura me rastin e
shpalljes së "Hyrjetit" më 1908; fillimi i
kryengritjes së përgjithshme në Korçë,
mbledhjet e veteranëve të lëvizjes për
çlirim kombëtar; veprimtaria e krahinës
autonome të Korçës; ngritja e flamurit më
1918 në ballkonin e Prefekturës së Ko-
rçës; formimi i degës së shoqërisë "Bashkimi"
të Avni Rustemit në Korçë, etj., etj.
Përveç këtyre, një boshllëk të madh informativ
nga ana vizive kemi sot për personalitete
të ndryshme, por shumë të
rëndësishme të jetës politike e shoqërore
të fillimit të viteve 1900. Përmendim këtu
fotoportrete që rezultojnë të humbura të
patriotëve Themistokli Gërmenji, Mihal
Grameno e Anastas Grameno, Anastas
Frashëri e Mina Frashëri, Spiridon Ilo,
Hilë Mosi, Thimi Thoma Kreji, Pandeli
Sotiri, Thimi Marko, etj., etj.
Nga familja Sulidhi kanë dalë dy breza
fotografësh me vlera të mëdha artistike
si dhe historike, duke mos përmendur
këtu fotografin e njohur Kristaq Sotiri,
nip i Kristo Sulidhit, ai që hapi studion
e tij fotografike dhe u bë i dëgjuar në
gjithë Ballkanin. Edhe Kristaq Sotiri,
mësimet e para në fotografi i mori nga
Sulidhi. I pari që çeli rrugën e vështirë,
por të bukur të artit, ishte veterani i
lëvizjes për çlirim kombëtar, patrioti i
shquar Kristo Shuli, që shpejt u bë i njohur
me mbiemrin Sulidhi.
Kristoja ka lindur në fshatin Marjan të
Oparit në vjeshtën e vitit 1858, në familjen
e Panajot Shulit, një mjeshtri ndërtues,
profesion ky që ka dalluar shumë
oparakë të tjerë. Puna e këtyre mjeshtërve
shihet të ketë lënë gjurmë deri në
Egjipt, me usta Vasil Trashën.
Stërgjyshërit e familjes së Panajot
Shulit ishin suljotë, ata suljotët e famshëm
që nuk iu dorëzuan Ali Pashës. Pas
vrasjes së këtij të fundit, të parët e kësaj
familjeje të madhe u vendosën në Korçë,
ku për kujtim të vendit të tyre famëmadh
morën mbiemrin Shuli, pra Suli.
Si shumë bashkëmoshatarë të tjerë që
ndoqën rrugën e vështirë të mërgimit,
edhe Kristaqi i ri iu drejtua shtetit helen,
ku filloi të shesë punën e krahut të vet
për t‘i kontribuar familjes së tij. Edhe pse
zanati i ndërtuesit kishte zënë vend në
zemrën e djaloshit dhe në traditën e fisit
të tij, Sulidhi i ri preferoi të perfeksionojë
mjeshtërinë e fotografit. Në ndihmë të
kësaj, ai kishte edhe talentin e të vizatuarit.
Këto punë të tij sot konsiderohen të
zhdukura. Hapat e parë dhe bazat e
formimit të tij si fotograf, Sulidhi i mori
në Athinë.
Në fillimin e viteve ‘80 të shekullit të
kaluar, e shohim në Korçë, ku punon si
fotograf gjysmëprofesionist (për kohën).
Është shumë vështirë që të përcaktojmë
fotografitë e para të tij në Korçë. Mendojmë
që nga të parat foto të tij të jenë
ato të grupimeve me nxënës të shkollës
greke (gjimnazit) të Korçës, të qeveritarëve
turq të asaj kohe, apo edhe të figurave
të shquara të luftës sonë kombëtare
për çlirim. Gjatë viteve të Lidhjes
së Prizrenit, ai bashkë me Sotir Nikolla
Stratobërdhën e veprimtarë të tjerë, u bë
mbështetës dhe veprimtar i degës së
Lidhjes në Korçë.
Kristo Sulidhi ishte ai që me guxim të
pashoq për kohën, kur ndiqej e kërcënohej
me jetë, me aparatin e tij të sapoblerë
në krah, fiksoi në celuloid dy momente
që historia jonë do t‘i mbajë mend shumë
gjatë në analet e saj, dy momente për të
cilat historiografia jonë duhet t‘i thotë
"Faleminderit" mjeshtrit Sulidhi: në vitin
1899, mes shumë fotokronikash, ai kreu
dy fotografi me vlerë të rrallë kombëtare:
Mësonjëtoren e parë shqipe të djemve
me drejtor Nuçi Naçin, nxënësit si dhe
mësuesit Thanas Nona e Kristo Vodica.
Përveç kësaj, po këtë vit, ai fotografoi
edhe shkollën e parë shqipe të vashave,
ku dallohen mësuesja Poliksena Luarasi
dhe mësuesi patriot Thanas Sina. Vlen të
përmendim këtu se fotografia e Mësonjëtores
së parë shqipe të djemve është e
vetmja që kemi të trashëguar deri më sot
për këtë shkollë. Nëse shihet me vëmendje
kjo fotografi, në krye të saj duket
figura e Sulltan Abdyl Hamitit dhe fjalët
e shkruara në shqip "Mësonjëtore Shqipe
ndë Korçë 1899". Ndërsa në të
djathtë të kësaj tabele shohim të pikturuar
një djalë me rroba të kohës, i cili përfaqëson
në mënyrë figurative nxënësit e
kësaj shkolle. Pikërisht kjo pikturë ka për
autor Kristo Sulidhin. Është interesant
fakti që ky detaj është fiksuar në këtë
fotografi dhe falë saj, ne sot shohim një
punim në pikturë të Kristos. Nga të parët
që kanë dhënë lajmin se kjo foto (pra
pamja e Mësonjëtores së djemve) është
me autor Sulidhin, është patrioti dhe studiuesi
Ilo Mitkë Qafëzezi, i cili, në veprën
e tij "Dhaskal Gjoka", të botuar më 1936,
shkruan se "vetëm fotografinë e këtij viti
shkollor të Mësonjëtores muntmë të zbulojmë,
tek plaku fotograf e nacionalist i
vjetër z. Kristo Sulidhi i Korçës..."
("Dhaskal Gjoka" - Ilo Mitkë Qafëzezi. Korçë,
1936, faqe 155). Origjinali i kësaj fotografie
ka një përbërje të veçantë, sepse
në shtresat e saj, materiali që përbën këtë
letër fotografike, është i pajisur me një lloj
plastike të veçantë, material ky që e ka
sjellë foton deri në ditët tona pak të dëmtuar.
Veprimtarinë e tij patriotike, Kristo
Sulidhi e vazhdoi edhe me më shumë
vrull. Për arsye se ai punonte pa pushim
në shërbim të çështjes së çlirimit ko-
mbëtar, u çkishërua nga kisha greke. Si i
tillë, ai s‘mund të shkelte në kishë. Kur i
vdiq i biri, kisha nuk e lejoi ta varrosë atë
në oborrin e kishës e as në varrezat e qytetit,
si dhe nuk lejoi të zhvillojë ceremoninë
mortore për nder të të ndjerit. Por këto
nuk e mposhtën karakterin e "plakut nacionalist".
Ai vazhdonte të shpërndante
libra në gjuhën shqipe, botime për shkollat,
si dhe tekste të tjera që botoheshin
në kolonitë e ndryshme të shqiptarëve
nëpër botë. Nga dokumentet që disponojmë,
mësojmë se "Kristo P. Shuli është
persekutuar, është burgosur dhe i është
sekuestruar pasuri para vitit 1912,
sepse ka punuar me veprimtari patriotike".
Në dokumentet e Arkivit të Shtetit
(A.Q.SH., d. 225, f. 102) rezulton se Kristo
P. Sulidhi është anëtar i klubit patriotik
"Dituria", të themeluar në Korçë. Ai është
autor edhe i së vetmes fotografi të këtij
klubi, anëtarët e të cilit janë të vendosur
para godinës së tyre. Anëtarë të tjerë të
këtij klubi patriotik ishin edhe patriotët
e shquar Mihal Grameno, Pandeli Cale,
Thanas Floqi, Sami Pojani, Idhomone
Kosturi, Qani Dishnica, Sotir Nikolla Stratobërdha,
etj. Pra, është lehtësisht e kuptueshme
se Kristo Sulidhi, si anëtar i këtij
klubi patriotik, ka bashkëpunuar me këto
figura. Kështu që ai ka një meritë të
çmuar në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare.
Nuk duhet të harrojmë këtu një
figurë tjetër interesante, Spiro Xegën,
patriot dhe njëkohësisht artist, bashkëpunëtor
i ngushtë i Sulidhit, pasi ishin
të dy nga Marjan Opari.
Të vitit 1906 janë disa fotografi ku
mjeshtri korçar ka fiksuar momente të
ndryshme nga jeta e qytetit të Korçës, si
p.sh. një festë në Kishën e Shën Thanasit,
një panoramë të qytetit të Korçës nga
kodra e Shën Thanasit, Kisha e vjetër e
Shën Thanasit, si dhe fusha përreth saj,
etj. Këto fotografi, ai i stampon me shënimin
"Chr. P. Soulides". Të vitit 1908 janë
disa momente nga festimi i shpalljes së
Kushtetutës xhonturke. Ndërsa në vitin
1909 dhe në tetor 1910, përkatësisht më
14 prill, Kristo Sulidhi fotografon grupin
muzikor, të njohur ndryshe me emrin
"Banda e Lirisë", në ambientet e godinës
së Mësonjëtores shqipe të djemve, ku
anëtarët e Bandës merrnin mësimet në
instrumentet përkatëse. Ky grupim zhvillonte
një aktivitet të gjerë patriotik në
favor të luftës për çlirim kombëtar. Drejtuesi
i saj ishte Pandeli Cale. Nga radhët
e "Bandës së Lirisë" kanë dalë gjashtë
dëshmorët e Orman - Çifligut, të cilët u
vranë në fushën e Korçës më 16-17 korrik
1911. Këto fotografi janë të vetmet që
kemi nga kjo shoqëri patriotike. Para objektivit
të Sulidhit ka pozuar edhe profesori
i kësaj Bande, Paskal Anibali, italian
me ndjenja të theksuara shqiptarizmi.
Më 1914, më 24 mars, Kristo Sulidhi,
Themistokli Gërmenji, Pandeli Cale, Vasil
Tromara, etj. morën pjesë në ceremoninë
mortore të dy dëshmorëve të çështjes kombëtare,
Papa Llambro Ballamaçit dhe
vëllait të tij, Sotirit. Momentin e përcjelljes
së tyre për në banesën e fundit, fotografi
Sulidhi e ka fiksuar në celuloid për
t‘ia lënë testament pasardhësve në emër
të vuajtjeve që hiqnin të parët e tyre,
vetëm sepse mësonin dhe përhapnin gjuhën
shqipe.
Veterani i shquar, mbrojtësi i çështjes
kombëtare, ai që bashkëpunoi me mjaft
atdhetarë brenda e jashtë atdheut,
"plaku nacionalist" Kristo Sulidhi vdiq në
maj të vitit 1938. Në qytetin e Korçës iu
organizua dhe iu zhvillua një ceremoni
madhështore varrimi. Në arkivolin e tij, të
punuar me shqiponjë, u shpalos flamuri
kombëtar, në shenjë respekti ndaj veprës
së tij të pavdekshme. U dekorua me rastin
e 80-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë
Kombëtare me urdhrin "Për veprimtari
patriotike të klasit III". Por, Kristo Sulidhi
la pas vetes djalin e vet, një veprimtar të
zellshëm, me forcë e besim në të ardhmen
e ndritur të Shqipërisë. Ai la pas Sulidhin e
ri, Vangjelin. Ky lindi në Korçë më 13 mars
1895. Duke marrë me vete fjalën e të atit,
në vitin 1909, Vangjeli katërmbëdhjetëvjeçar
emigron në Amerikë dhe vendoset
në qytetin St. Louis. Aty kryen punë
të ndryshme dhe gjithmonë duke menduar
për ekonominë e familjes së tij. Në këtë
kohë, bie në kontakt me miq të të atit, me
patriotët Sotir Peci, Josif Pani, Kristo Dako,
të cilët e aktivizojnë djaloshin në shoqëritë
patriotike të shqiptarëve të atjeshëm. Në
fillim anëtarësohet në shoqërinë "Besa-
Besën" e më pas Vangjeli, menjëherë pas
themelimit të federatës panshqiptare
"Vatra", bëhet anëtar dhe militon në
radhët e para të kësaj federate. Aty lidh
miqësi të ngushtë me veprimtarët e
shquar Kol Tromara, Kristo Kirka, Kristo
Floqi, si dhe ka shansin të njohë edhe Faik
Konicën e Fan Nolin. Në Amerikë, Sulidhi
i ri fillon punën e fotografit, zanat që ia kish
mësuar i ati. Në ambientin e aktivistëve
të federatës "Vatra", Vangjeli fillon të fiksojë
portretet e tyre, mbledhjet që ata zhvillonin,
si dhe harton polifotot e para të
anëtarëve në degë të ndryshme të
"Vatrës" nëpër Amerikë. Pas disa vitesh
punë në mërgim, Vangjel Sulidhi kthehet
në Korçë në vitin 1915. Tashmë ai e ka formuar
komplet profilin e tij si një fotograf
profesionist. Në Korçë, merr në dorëzim
studion fotografike të të atit dhe e modernizon
atë. Gjatë kësaj kohe në Korçë,
studioja fotografike e Sulidhit bëhet e
dashur për gjithë korçarët, të cilët edhe sot
ruajnë me fanatizëm ndonjë fotografi të
të afërmve të tyre që e ka origjinën nga kjo
studio. Sulidhi fikson peizazhe, portrete
dhe grupe kolektive. Në fototekën e tij
gjendeshin të fiksuara portretet e shumë
veprimtarëve të lëvizjes patriotike shqiptare.
Vangjel Sulidhi ishte anëtar i shoqërisë
patriotike "Vatra e Shqiptarëve" me
qendër në Korçë. Gjatë ditëve të Revolucionit
të Qershorit më 1924, ai mbështet
Fan Nolin dhe vendosjen e rendit
demokratik në Shqipëri. Por, pas dështimit
të tij, ai si shumë të tjerë, mbeti i zhgënjyer
nga kjo sprovë.
Vlen të përmendim këtu se fototeka e
tij e pasur, me mbi 10000 negativë, pllaka
xhami e celuloidi, ka qenë një koleksion i
përkryer me subjekt aktivistët dhe veprimtarinë
patriotike të shqiptarëve të
Amerikës. Artisti i shquar, fotografi i talentuar,
biri i të parit fotograf të Korçës, Vangjel
Sulidhi vdiq në Korçë më 26 qershor 1969.
Si para ashtu edhe pas vdekjes së tij, nga
pushteti i kohës nuk pati interesim që
trashëgimia e dy brezave fotografësh të
rezervohet, të arkivohet e të mirëmbahet
për t‘i shërbyer historisë. Kjo për shkak
se në fototekën "Sulidhi" ndodheshin
edhe negativat e fotografive ku ishin fiksuar
vizitat e princeshave apo anëtarëve
të tjerë të familjes mbretërore, të Liceut
francez të Korçës, të shumë manifestimeve
kombëtare apo dhe të grupimeve
antifashiste të nacionalistëve shqiptarë.