Kapet në Itali pas 10 vitesh, shqiptari vrasës
ITALI - Arrestohet pas më tepër se 10 vjetësh i shpallur në kërkim shqiptari i dënuar për vrasje. Lorenc Pastrengu, u arrestua dje në Milano, ndërsa mbi të rëndonte një dënim me 22 vjet heqje lirie dhënë nga Gjykata e Parmës për "rrahje me pasojë vdekjen". Gjithashtu, Pastrengu 33 vjeç, rezulton të jetë i identifikuar si autor i përfshirë në një vrasje të ndodhur në Zvicër janarin e vitit të kaluar, ku ai kishte qëlluar një person në kokë. Mësohet se ai kishte jetuar gjatë gjithë kësaj kohe në veriun e Italisë nën një identitet fals. Ngjarja për të cilën Pastrengu ishte dënuar me 22 vjet heqje liria ka ndodhur në 13 prill të vitit 1998. Ai së bashku me kushëririn e tij E. Doga, kanë rrahur keqas shtetasin maroken, Azeddine Boumenzah, pasi ai i kishte shkaktuar dëmtime fizike një prostitute, që ishte nën tutelën e Pastrengut. Shtetasi maroken ka vdekur në spital disa orë më vonë nga plagët e marra prej "drurit" të dy shqiptarëve. ar.ba