E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy nenet ku preket Rregullorja



Katër deputetë të Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, Viktor Gumi, Arenca Trashani dhe Ilir Bano propozuan pak ditë më parë ndryshimin e rregullores së Kuvendit në dy pika të saj. Së pari, është parashikuar që koha brenda të cilës do të votohen dekretet e Presidentit të jetë tetë javë dhe jo tri javë, sa është aktualisht. Ky ndryshim ka ardhur, pasi Komisioni i Ligjeve vendosi të zhvillojë seanca të gjata dëgjimore me kandidatët dhe dëshmitarë të ndryshëm, përpara se dekretet të shkojnë në Kuvend. Së dyti, është parashikuar që mënyra e votimit për emrat e gjyqtarëve të jetë e njëjtë me atë të ministrave, pra e hapur, ndërkohë që deri tani, dekretet janë votuar me kuti ose votim të fshehtë me elektronikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›