PS: BE i dha një shans të dytë, Berisha të pranojë kompromisin
Partia Socialiste thotë se ka bërë të gjitha hapat për të pranuar kompromisin “për hir të interesit të vendit dhe i bën thirrje Kryeministrit të bëjë hapa konkrete drejt kompromisit që garanton transparencën kushtetuese të zgjedhjeve të 28 qershorit. Nga selia rozë, deputeti Ditmir Bushati cilësoi shtyrjen e miratimit të Rezolutës së Parlamentit Europian për ecurinë e progresit të Shqipërisë “si një shans të dytë për reflektim që po i jepet Kryeministrit”. “Shpresojmë që ai të dijë ta shfrytëzojë këtë shans, duke bërë hapa konkrete drejt kompromisit që garanton transparencën kushtetuese të zgjedhjeve të 28 qershorit” - nënvizoi Bushati. Deputeti socialist përsëriti apelin socialist për Sali Berishën, që të qetësohet dhe me maturi të pranojë zgjidhjen që ka në tavolinë.