E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zoti Meta, LSI-së i takon të jetë pak më modeste"

Prezenca e fundit e liderit të LSI në televizion, tregonte acarim maksimal. Gati-gati m'u mbush mendja që ajo anekdota që qarkullon se LSI do të thotë Lidhja e Skraparllinjve të Inatosur, është e vërtetë. Futja kot, o Ilir, se ke kohë për broçkulla.

Hiq dorë nga këto të premet me sëpatë "po nuk u bë si them unë, në djall vaftë Shqipëria!". Ti je i ri, megjithatë e di se çfarë ka sjellë ky mentalitet më parë në Shqipëri. Mos na bëj të mendojmë se Shqipërisë do t'i duhen jo 40 vjet siç e the edhe vetë me Berishën, por 400 vjet për t'u bërë. Si politikan që e ke filluar librezën e punës direkt Kryeministër, të takon të jesh pak më modest.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›