E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me heroinë, pranga të riut

Sarandë

Kapet me heroinë, prangoset 27-vjeçari Saimir Nexhipi, banor i lagjes nr.4 në qytetin e Sarandës. Burimet e policisë lokale konfirmuan se ndalimi i të riut u bë pasi u kap me 2.6 gramë heroinë. Të njëjtat burime sqarojnë se ai e ka pasur në dorë sasinë e lëndës narkotike dhe është ndaluar në fshatin Bamatat të Delvinës. Pas verifikimit, ka rezultuar se droga e poseduar prej tij ka qenë e llojit heroinë dhe kjo ka çuar në ndalimin e Saimir Nexhipit, edhe pse emri i tij i ka munguar skedës së policisë për përdorues të drogave.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›