E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj, takim më të rinjtë në Elbasan: “Arsimi, prioritet i PS-së”



Kandidatja për deputete e PS-së në qarkun e Elbasanit, Valentina Leskaj, ka zhvilluar dje një takim në teatrin “Skampa” të Elbasanit me të rinj dhe të reja të këtij qyteti. Duke folur mes entuziazmit të të rinjve dhe optimizmit të tyre për fitore të PS-së, Leskaj, ndër të tjera, u shpreh se Partia Socialiste e konsideron arsimin si prioritetin e saj kryesor. “Pa dyshim që arsimi është pikënisja jonë e zhvillimit të shoqërisë, është kjo arsyeja që ne do ta rrisim arsimin, është kjo arsyeja që arsimi në programin tonë është prioritet. Ne do t’i japim më shumë fonde këtij sektori për të sjellë dinjitetin te profesioni i mësuesit, për t’u sjellë dinjitetin e shkollave tona, për t’i bërë vërtet shkollat tona vende të dijes. Në këtë pikë ne bëjmë diferencë me ata që sundojnë sot Shqipërinë. Diferenca jonë është në vizion, diferenca jonë është në koncept, ne ndahemi në mënyrat e të bërit të gjërave. Ne do të bëjmë të mundur që secili nga ju të ketë arsimin që meriton, të ketë punësimin që meriton”, - tha Leskaj.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›