Dy pedagogë plagosen në aksident

13/03/2005 Fier: Përplasen dy makina në Qafë të Koshovicës
Një aksident me një numër të madh të plagosurish ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, në orën 7 të mëngjesit të ditës së sotme. Pesë të plagosur kanë qenë viktimat e përplasjes fatale të dy automjeteve, ku për fat të mirë, të gjithë pas ndërhyrjeve kirurgjikale kanë qenë pa pasoja për jetën. Sipas burimeve nga Komisariati i policisë së Fierit dhe policisë rrugore, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje, aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve tip "Benz", njëri VL 1217 H, i cii udhëtonte nga Vlora në drejtim të Tiranës dhe tjetri FR 023 A, i cili udhëtonte nga Fieri në drejtim të Vlorës.
Përplasja
Dy automjetet janë përplasur në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, vetëm 3 km larg qytetit të Fierit dhe për pasojë janë plagosur 5 personat që ndodheshin në të 2 automjetet, Ilirjan Lipi 31 vjeç, drejtues i "Benz"-it vlonjat dhe bashkëshortja e tij, Rudina Lipi, 21 vjeçe, që ndodhej në vendin e parë të pasagjerit dhe Desanta Nazaj, e cila ndodhej në sediljen e pasme. Nuk kanë shpëtuar pa u plagosur edhe drejtuesi i "Benz"-it nga Fieri, Vllasi Konda, 61 vjeç dhe bashkudhëtari i tij, Sotir Petani, 60 vjeç. Sipas bluve të Fierit, shkaku i këtij aksidenti ka qenë drejtuesi i "Benz"-it nga Vlora, Ilirjan Lipi, pedagog në Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës, i cili ka dashur të shmangë një gropë në rrugë dhe i ka prerë rrugën "Benz"-it nga Fieri. Menjëherë të plagosurit janë çuar në spitalin civil të Fierit, ku, sipas mjekëve, më rëndë ka qenë gjendja shëndetësore e dy bashkëshortëve, Ilirjan dhe Rudina Lipi, të cilët iu nënshtruan një operacioni shumë të rëndë për shkak të hemorragjisë së madhe, operacion i cili zgjati 3 orë. Sipas kirurgëve, gjendja e bashkëshortëve është e rëndë, pasi kanë shumë politrauma, gjithsesi kanë dalë nga gjendja e komës. Aktualisht, të dy janë në sallën e reanimacionit të pavionit të kirurgjisë në këtë spital. Po kështu, pak më lehtë paraqitet gjendja e Desanta Nazaj, pedagoge në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, mike e bashkëshortëve Lipi, e cila udhëtonte së bashku me ta. Të gjithë të aksidentuarit e tjerë janë në pavionin e kirurgjisë dhe, sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetën.