E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fier: "Arrest në burg" përdhunuesit të 16-vjeçares

13/03/2005  Gjykata e Fierit ka dhënë masën e vleftësimit "arrest

në burg" për shtetasin Kujtim Selmani nga qyteti i

Patosit, i dyshuar për konsumimin e veprës penale të

kryerjes së marrëdhënieve me dhunë me të mitura të

moshës 14-18 vjeçe. Sipas organit të akuzës, i cili

përfaqësohej nga prokurori Hysen Ajasllari, shtetasi i

lartpërmendur, 40 vjeç dhe i martuar, nga këqyrja e

veprimeve paraprake ka rezultuar se, në datën 5 mars të

këtij viti, në vendin e quajtur "spitali i Patosit", ka

marrë në një makinë nëpërmjet mashtrimit një 16-vjeçare, E.F., nga qyteti i Patosit. Pasi ka hipur në makinë 16-vjeçaren, Kujtim Selmani e ka çuar atë në vendin e quajtur "Transport", dhe pikërisht në fshatin Grizë, ku ai kishte një pronë private dykatëshe, kati i parë i së cilës ishte lavazho dhe i dyti motel. Pasi e ka sjellë këtu, ai i ka propozuar vajzës për të pirë një kafe në Fier me të dhe në pritje të makinës ai e ka çuar në katin e dytë të motelit. Ndërkohë, ai e ka futur në një dhomë të motelit dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë së bashku dhe me një shtetas tjetër, të cilin e ka thirrur në momentin kur ka qenë sipër, emri i të cilin ende nuk është identifikuar. Pas përdhunimit të 16-vjeçares, e cila

është mbajtur për tri ditë në këtë dhomë dhe më pas e kanë lëshuar, dy përdhunuesit e kanë kërcënuar me një pistoletë në kokë, duke i thënë se në rast tregon ose denoncon në polici, do ta vrasin atë dhe familjen e saj. Lidhur me këtë rast, prokurori Ajasllari ka kërkuar për shtetasin Kujtim Selmani "arrest në burg", ndërkaq gjyqtari Taulant Banushi ka urdhëruar togën e shoqërimit, që Kujtim Selmani të shoqërohej në dhomat e paraburgimit, me masën "arrest në burg". I akuzuari për veprën penale të përdhunimit të minorenes 16-vjeçare nga qyteti i Patosit, E.F., nuk e ka pranuar akuzën, duke u shprehur se nuk ka kryer marrëdhënie me asnjë vajzë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›