Gjahu i grabitjes së biznesmenëve

13/03/2005 Tre studentët shkodranë, skenaristë të grabitjeve
Janë tre studentë dhe mes tyre një vajzë 17-vjeçare. Në pamje të parë kur e dëgjon historinë të duket se ke të bësh me një skenar filmi hollivudian. Nuk i mbetet gjë mangut. Nuk dihet se ku mund ta kenë marrë modelin studentët, por ajo që duket qartë është se, mes tyre kanë futur një femër, duke e përdorur si "karrem". Studiojnë në Shkodër, ndërkohë që "operacionin" kanë vendosur ta kryejnë në Tiranë. Fillimisht, studentët i janë futur punës për të vëzhguar më së miri terrenin si dhe vendet ku qëndrojnë personat, që më pas do të ishin shënjestra e tyre. Në "rreth të kuq" janë futur biznesmenë si dhe ata që kanë në pronësi aktivitete të fuqishme. Janë parë me hollësi edhe makinat me të cilat ata lëvizin. E të gjitha këto i kanë vëzhguar tre djemtë, Elisjan Marku, Marlind Pohja dhe Anton Gjetja. Tashmë, tre studentët janë marrë nën cilësinë e të pandehurit, me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim me pasojë, plagosjen e rëndë të një biznesmeni. Në mes të kësaj historie është edhe emri i një vajze shkodrane. Quhet Brixhilda Havalja dhe është vetëm 17 vjeçe. Të pandehurit për të arritur qëllimin e tyre final kanë piketuar pronarë të rinj. Vetëm kështu ata do të mund të vinin në lojë skenarin, duke përdorur një femër. Megjithëse arritën të fusin në kurth një djalë 24-vjeçar, skema e të pandehurve dështoi për më vonë. Ata kishin bërë plan që të vazhdonin të gjenin "gjah" derisa vajza e përdorur si karrem të ishte gati. Një rastësi e policisë në rrugë bëri që djemtë të mos ktheheshin më prapa.
Ngjarja që zbuloi "bandën"
Në datën 24 mars 2004, ora 14.00, në rrugën "Komuna e Parisit", është marrë njoftim se në katin e 11-të të një pallati, ngjyrë të verdhë, jo shumë larg nga rruga kryesore është gjendur një shtetas i plagosur rëndë. Nga ana e policisë që vajti në vendngjarje, u identifikua se shtetasi i goditur me mjete të forta në kokë, ishte Armando Drita, 24 vjeç. U bënë verifikimet e para dhe rezultoi se të dëmtuarit i ishin grabitur çelësat e makinës dhe një unazë floriri. Pasi i jepet ndihma e parë të dëmtuarit, policia fillon punën për të gjetur autorët e këtij krimi. I pari që ka dhënë hollësi, pasi ka marrë veten, ishte i dëmtuari Armando Drita. Ai ka përmendur emrin e një vajze 17-vjeçare. Fillimisht, vajza është paraqitur me emrin Ilda, studente në vitin e parë Ekonomik, Tiranë. Por, gjithsesi, ky emër nuk nxori asgjë. Për të shkuar deri tek vajza, janë bërë disa seanca për njohje. Ndërsa policia arriti të fuste në dorë një prej studentëve të Arkitekturës. Vajza me emrin e rremë Ilda është futur nga të pandehurit për të joshur 24-vjeçarin. E ka tërhequr me veprimet e saj deri te pallatet që janë ndërtuar te rruga "Komuna e Parisit", atje ku e kishin porositur. Ka hipur në ashensor bashkë me djaloshin e ri dhe kur ka mbërritur në katin e 11-të, vajza ka dalë e para duke i dhënë shkak bashkëpunëtorëve të saj të vepronin. Të pandehurit Elisjan Marku dhe Marlind Pohja, kanë qenë në pritje. Ishin vendosur në të dyja anët e derës së ashensorit. Në kokë mbanin nga një kapuç të zi, ku u shquheshin vetëm sytë. Ndërkohë personi i tretë, Anton Gjetja, ndodhej në makinë gati për t'u larguar. Të pandehurit e godasin Dritën e tërheqin zvarrë, duke e lidhur me kabllin e një karikuesi celulari. Më pas, të pandehurit me çelësat në duar largohen bashkë me makinën luksoze të të dëmtuarit. Ndërkohë vajza largohet e para. Kur mbërrin në katin e parë të pallatit, ajo ka dëgjuar një britmë të madhe. Duke qarë shpjegon se ka hipur në makinën që e priste në rrugë dhe është larguar menjëherë për në Shkodër.
Dëshmia e Brixhildës dhënë në gjykatë
Brixhilda Havalja kur vendosi të kryente misionin e ngarkuar nga i fejuari, ishte nxënëse në vitin e katërt të shkollës së mesme "28 nëntori" Shkodër. Me dëshirën e saj, në prani të avokates Fatmira Ajdari, ka dhënë shpjegime të hollësishme para oficerit të policisë gjyqësore. Është betuar se do të tregojë të gjithë të vërtetën, edhe pse e di që mund të penalizohet së bashku me të fejuarin saj, Elisjan Marku.
Rrëfimi
"Një ditë para se të vinim në Tiranë, i fejuari im Elisjani më jep një cigare hashash. Ishte data 25 mars 2004. Ai më tha që cigaren ta pija mëngjesin e datës 24 mars, para se të niseshim për në Tiranë. Kështu bëra. Fshehurazi familjes, piva cigaren. Pastaj dola për në shkollë dhe në një qoshe të pallatit takova të fejuarin tim, Elisjanin, së bashku me Antonin. U nisëm me makinën e Antonit për në Tiranë. Mbërritëm dhe u futëm në një bilardo në afërsi të Institutit të Fiskulturës. Aty takuam Marlindin. Elisjani më mësonte se si të luaja bilardo. Pasi pimë edhe nga një kafe, dolëm. Mua më hipën në vendin e parë të makinës dhe më porositën të mbaja mend rrugën që do të ndiqnin. Kështu bëra. Shkuam në një bllok pallatesh. Ata më thanë se rruga quhej "Komuna e Parisit". U ngjitëm në katin e 11-të të një pallati. E fiksova, pasi aty afër ishte edhe një karburant. Gjatë rrugës, Marlindi më mësoi që të sillesha si "kurvë" kur të më njihnin me një djalë. Unë duhej të joshja këtë djalë të piketuar prej tyre. Pranova. Këtë djalë më thanë duhej ta çoja te pallati që më treguan. Më porositën që të isha shumë e kujdesshme dhe të mos harroja rrugën për te godina e lartë 11-katëshe. Dua të them se i fejuari im dhe dy shokët e tij kishin vendosur t'i merrnin makinën këtij personi, i cili ishte i pasur. Madje, kishte edhe një mobileri. Unë ndërrova veshjen. Hoqa pantallonat në makinë dhe vesha një minifund të zi shumë të shkurtër, të cilin e kisha marrë me vete. Flokët i kisha lyer të verdha dhe kisha veshur një palë çizme të bardha me pak taka. U futëm në një lokal në afërsi të "21 Dhjetorit", emrin e të cilit nuk e mbaj mend. Unë u ula në tavolinë me Antonin, ndërsa Elisjani me Marlindin u ulën në një tavolinë tjetër. Më thanë të kisha kujdes dhe të mos harroja të bëja veprimet e një femre, e cila tërheq meshkujt. Më porositën të pija cigare, gjë që nuk e kisha bërë më parë. Po kështu më thanë se sa të uleshim do të më dërgonin mesazh, me anë të të cilit do të më tregonin se ku ndodhej personi që do të joshja. Mora mesazhin që më dërgoi Elisjani. Ai më thoshte se djali që do të joshja ishte ulur afër dritares, në shoqërinë e një personi tjetër. Pasi fshiva mesazhin fillova të veproja. Toni, me të cilin isha ulur në tavolinë, më tha të sillesha si vajzë e keqe dhe të pija duhan. Ndeza një cigare, por fillova të kollitesha se nuk e pija duhanin. Ndërkohë këmbët i mbaja të hapura dhe sytë nuk ia ndaja djalit 24-vjeçar, për të cilin kisha marrë porosi.
Joshja
Për t'i tërhequr vëmendjen djalit i kërkova një cigare. Ai erdhi në tavolinë. Ndërkohë, Toni kishte ikur. Djali quhej Armand dhe ishte 24 vjeç. Unë i thashë se quhem Ilda dhe isha studente në ekonomik dhe banoja bashkë me një shoqe në dhomë me qira. I tregova se isha e mërzitur, pasi isha ndarë me të dashurin. Armandi më tha se edhe ai ishte ndarë me të dashurën dhe ajo ishte martuar me shokun e tij të ngushtë. Po kështu i kërkova ndihmë dhe ai më afroi, duke më thënë se kishte një biznes e nuk ishte problem. Më pas i kërkova të më shoqëronte në shtëpi. Ashtu bëri. Me makinën e tij ndoqi rrugën që i tregova. Hipëm në ashensor. Ai më kërkoi të më puthte. E lashë të më puthte në faqe. Kur mbërritëm në katin e 11-të, unë dola menjëherë nga ashensori dhe u largova me vrap nëpër shkallë. Ndërkohë, Marlindi me Elisjanin të maskuar e goditën. Dëgjova një britmë kur po largohesha. Shkova duke qarë në makinën ku ishte Toni. Ai më gjuajti me shpullë dhe më tha të mos trembesha. Pas pak zbriti edhe Elisjani me Marlindin, morën makinën e Armandit dhe u larguam për në Shkodër. Pas disa ditësh, unë i thashë Elisjanit se do të shkoja në polici, pasi ajo që bëra ishte gjë e keqe. Por ai më tha se do të më vriste po ta bëja".