E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, vdes nga zemra klandestini

SARANDE - Një 25-vjeçar, i cili ishte strehuar në një hotel në Konispol, në pritje për t’u nisur klandestin për në Greqi, është gjetur i vdekur mëngjesin e së martës. 

 Forca të shumta policore, pas marrjes së njoftimit, kanë zbarkuar në Konispol, me frikën e vazhdimit të serialit të vrasjeve në qytezën “mister”. Sipas burimeve policore, i riu i identifikuar si 25-vjeçari, Klodian Llanaj, lindur dhe banues në Tiranë, kishte shkuar në orën 01:00 të mëngjesit në hotelin e shtetasit Urim Çaze në Konispol, për të fjetur deri sa të nisej klandestin ilegal për në Greqi. Por, nga ekspertiza mjeko-ligjore u saktësua se vdekja i kishte ardhur për shkaqe natyrore, si pasojë e një infarkti kardiak. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Pas njoftimit të familjarëve, trupi i të riut është tërhequr për në Tiranë.                   sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›